00389 2 3091 484
Shkurt 02,2021
Kolesteroli është një përbërje organike që bën pjesë në grupin e të ashtuquajturve sterole që në fakt është një kombinim i alkoolit dhe steroideve. E thënë më thjeshtë, është një substancë shumë e ngjashme me yndyrën. Kolesteroli gjendet në gjak, tru dhe sistemin nervor të njerëzve dhe shkaktohet nga ushqimet me origjinë shtazore. Gjendet gjithashtu në membranat qelizore të të gjitha indeve dhe është i nevojshëm për funksionimin normal të të gjithë organizmit. Për shembull, trupi përdor kolesterol për sintezën e hormoneve, vitaminave (A, D dhe E), acidet në fshikëzën e tëmthit. Ndihmon në ndërtimin e qelizave të reja, por gjithashtu izolon nervat.
Pra, përkundër “zërit të keq”, trupi ka shumë nevojë për të. 80% e kolesterolit total krijohet nga vetë organizmi por gjithashtu merretz edhe nëpërmjet ushqimit. Kolesteroli i sintetizuar, dhe ai që merret me anë të ushqimit, vjen në mëlçi ku lidhet me disa proteina dhe kështu formohet kolesteroli LDL dhe HDL.
Sidoqoftë, nëse në gjak ka sasi më të mëdha të kolesterolit, ai mund të akumulohet në muret e enëve të gjakut dhe të formojë pllaka famëkeqe aterosklerotike (shtesa në enët e gjakut).
Në organizëm ekzistojnë mekanizma që mund të shkatërrojnë këto pllaka, por vetëm nëse ato janë në fazën fillestare të formimit të tyre. Nëse sasia e këtyre substancave yndyrore është mjaft e madhe, organizmi nuk mund ti luftojë vetë, atëherë niveli i kolesterolit në gjak fillon të rritet. Por kjo nuk mund të përcaktohet pa kryerjen e analizës së gjakut për yndyrën totale. Nivelet e kolesterolit dhe yndyrës në gjak testohen gjithashtu në laboratorin tonë.
Edhe personat e dobët, të cilët nuk konsumojnë ushqime të yndyrshme mund të kenë kolesterol
Me siguri shpesh ju ka ndodhur që të njiheni me raste ku persona të cilët kanë peshë trupore normale, nuk konsumojnë shumë ushqime të yndyrshme, nuk ndjen ndonjë shqetësim dhe nuk kanë asnjë arsye për të dyshuar se diçka nuk është në rregull me shëndeti e tyre, por gjatë kryherjes së analizës për përcaktimin e yndyrës në gjak, rezultatet do të tregojnë vlera të larta të kolesterolit. Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme që herë pas here të bëhet analiza e gjakut. Pra, nëse niveli i kolesterolit në trup është i lartë, topa të verdha yndyrore qarkullojnë në gjak që mund të grumbullohen në muret e arterieve dhe të formojnë pllaka (depozita) që ngushtojnë arteriet. Ky ngushtim çon në uljen e rrjedhës së gjakut, e cila nga ana tjetër mund të çojë në probleme të caktuara të zemrës dhe madje edhe në infarkt.
Cilat janë ushqimet ndaj të cilave duhet të bëni kujdes?
Çdo familje përdor lloje të ndryshme të yndyrnave. Kryesisht janë: vaj luledielli, vaj ulliri, sallo (dhjam derri), gjalpë, margarinë. Kohët e fundit, nëpër markete gjendet edhe vaj palme. Margarina dhe vaji i palmës duhet të përjashtohen nga ushqimi. Margarina përmban substanca të dëmshme për trupin të cilat kanë të bëjnë me trans izomere që rrisin trigliceridet ne gjak. Nga ana tjetër, vaji i palmës përmban shumë acide yndyrore të ngopura që rrisin kolesterolin në gjak. Të gjitha llojet e tjera të yndyrnave kanë qëllimin e vet dhe secila prej tyre është pak a shumë e dobishme ose e dëmshme.