Konferenca “Përfitimet e integrimit të të dhënave dhe transformimi dixhital në mjekësi”, në Klinikën Zhan Mitrev

Ngjarje

20 Dhjetor, 2024

Nevoja dhe përfitimi i transformimit dixhital të proceseve dhe të dhënave në praktikën mjekësore ishin në fokus të diskutimit në konferencën e mbajtur në Klinikën Zhan Mitrev. Tema “Përfitimet e dixhitalizimit dhe integrimi i të dhënave në mjekësi” ishte në interes të mjekëve, studentëve të mjekësisë, kompanive IT me fokus në shëndetësi, MASIT dhe përfaqësuesve të ministrive.

Dejan Hristovski nga departamenti i IT në Klinikën Zhan Mitrev, ndau përvojat e integrimit të të dhënave dhe sfidat e ekipit të transformimit digjital në Spitalin klinik Zhan Mitrev, si qendër shëndetësore që ka zbatuar plotësisht dixhitalizimin në të gjitha proceset e funksionimit të përditshëm. Me shembuj praktikë ai prezantoi përfitimet e dixhitalizimit, të cilat e bënë spitalin lider në rajon para disa vitesh, duke ofruar monitorim të plotë elektronik të pacientit, pa dokumentacion në letër dhe pa mundësi keqpërdorimi të të dhënave.

Në këtë konferencë prezantoi edhe Dr. Goran Kungullovski vizionin e tij për këtë proces, duke diskutuar mbi temën “Përdorimi i big-data-ve publike për përmirësimin e metodave të skriningut dhe terapive për kancerin”, Dr. Miodrag Cekic, për “Onkologjinë nga gjenerata e ardhshme : Inteligjenca artificiale në bioinxhinieri për trajtimin e personalizuar të kancerit kolorektal” dhe Sinisa Jovic” i cili diskutoi temën “Integrimi pa probleme i të dhënave nga pajisjet mjekësore: tejkalimi i sfidave aktuale.”

Konferenca u mbajt në Klinikën Zhan Mitrev në bashkëpunim me Proxiad – një kompani rajonale IT për transformime dixhitale.