Kongresi III-të i infermierisë

Ngjarje

9 Tetor, 2024

Fundjavën e kaluar nga data 4-6.10.2024 në hapësirat e Hotel Drim në Strugë u mbajt Kongresi vjetor i infermierëve, mamive dhe infermierëve stomatologë. Mbi 60 ligjërata dhe panel diskutime nga ligjërues rajonalë dhe ndërkombëtarë u mbajtën në kongresin treditor, të organizuar nga Shoqata Kombëtare e infermierëve “Za nas/Për ne”, me mbështetjen e Klinikës Zhan Mitrev.

Në këtë kongres morën pjesë mbi 400 pjesëmarrës dhe u trajtuan një numër i madh temash edukative. Ndihemi të nderuar me infermieret tona Zhaneta Bogoevska Miteva – anëtare e bordit shkencor, e cila përveç moderatores së panelit, mbajti prezantimin e saj me temë “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor përmes digjitalizimit”.

Me tema lidhur me autonominë e infermierëve gjatë procedurave të ndryshme, prezantim mbajtën edhe infermieret Vezire Tasevska “Autonomia e infermieres gjatë monitorimit të EKG Holter”, Vesna Stojanovska “Roli i infermieres në trajtimin me laser të lezioneve vaskulare”, Juliana Cekovska “Autonomia e infermieres në procedurën endoskopike, dhe Svetlana Onceva e cila ishte edhe moderatore, mbajti prezantim me temë “ Përdorimi i dhomës hiperbarike”. Ndërsa infermieret Suzana Kostovska dhe Beti Ignatova prezantuan posterin e tyre për “Rëndësinë e autonomisë së infermierëve në sallën e angiografisë”. Fjalim të veçantë përshëndetës mbajti edhe Dr. Emil Stoicovski – drejtor mjekësor i klinikës.