00389 2 3091 484
Maj 05,2020
Sot, në klinikën tonë është kryer një ndërhyrje jashtëzakonisht e rrallë tek foshnja 5,5 muajshe. Këto procedura janë veçanërisht të rralla në botë, dhe kjo është e para që bëhet në vendin tonë. Ky është një privilegj i qendrave të zhvilluara që kryejnë operacione kardiake të përparuara pediatrike dhe ndërhyrje perkutane mbi defektet kongjenitale të zemrës.
Intervenimi u krye nga kardiokirurgu Akad. Dr. Zhan Mitrev dhe kardiologu intervent Dr. Ivan Milev, ekokardiografja Dr. Tanja Angjusheva dhe anesteziologia Dr. Diana Popeski.
Shpresojmë që kjo ndërhyrje do të jetë vetëm fillimi i numrit në rritje të procedurave hibride si rezultat i punës ekipore ndërmjet kirurgëve kardiak dhe kardiologëve interventë.
Ndërhyrje të tilla mbartin stres minimal për pacientët me efekt maksimal.
Bëhet fjalë për një foshnjë (vajzë) të vogël e cila për herë të dytë është hospitalizuar në Zan Mitrev Clinic.
Tek foshnja është diajgnostikuar që në muajt e parë defekt i madh i muskujve në pjesën ndarëse ndërmjet dy barkusheve.
Për shkak të madhësisë së defektit kur foshnja ishte vetëm dy muajshe, u krye një shtrëngim-bending i unazës së arteries pulmonare për të zvogëluar presionin në mushkëri.
Me kalimin e kohës, defekti bëhej gjithnjë dhe më i rëndë dhe duhej të bëhej mbyllja e tij.
Mbyllja kirurgjikale e këtyre defekteve është e ndërlikuar për shkak të lokalizimit dhe rrezikut nga qarkullimi ekstrakorporal tek foshnja me presion të lartë pulmonar. Nga ana tjetër, mbyllja nëpërmjet këmbës është e pamundur në rastet e defekteve kaq të mëdha tek foshnjat e vogla, për shkak të përdorimit të katetrave të mëdha që mund të dëmtojnë enët e gjakut në këmbë.
Prandaj, në marrëveshje me ekipi mjekësor u vendos kryerja e procedurës hibride.
Në sallën e operacionit fillimisht u bë hapja e barkushes së djathtë dhe më pas u bë vendosja e katetrës në barkushen e majtë të zemrës nën monitorimin dhe kontrollin me eko.
Më pas, nëpërmjet të njejtës katetër u bë vendosja e protezës dhe u bë mbyllja e defektit. Me anë të kontrollit me eko është demostruar vendosja e rregullt e protezës dhe mbyllja e defektit.
Më tepër në lidhje me rrjedhën e intervenimit ndiqni videon në vijim: