00389 2 3091 484
11 Dhjetor, 2020
Cila është marrëdhënia ndërmjet ushqimit dhe presionit të gjakut? Cilat ushqime ndikojnë në uljen dhe cilat në rritjen e presionit të gjakut? Si të ushqehemi shëndetshëm dhe të mos shkaktojmë probleme në organizmin tonë?
Presioni normal i gjakut tek njerëzit konsiderohet të jetë 120 deri 80. Sidoqoftë, për shkak se të gjithë ne ndryshojmë nga njëri-tjetri disa variacione të vogla nga parametrat idealë, mund të tolerohen.
Si rezultat i ndryshimeve meteorologjike, në varësi të asaj që hamë dhe pimë, si dhe në varësi të moshës, mund të ndodhin edhe ndryshime të cilat mund të shfaqen gjatë ditës. E gjithë kjo është normale, për sa kohë që është brenda kufirit të tolerancës.
Sidoqoftë, presioni i gjakut duhet të monitorohet rregullisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për personat e moshuar dhe në moshë të mesme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni ndonjë simptomë të tillë si dhimbje koke, marramendje, rrahje të shpeshta të zemrës.
Këshillohet që çdo familje të ketë një aparat matës të presionit të gjakut në shtëpi.
Manifestimet e presionit të lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një sëmundje e jetës moderne, dhe shfaqet kryesisht për shkak të konsumimit të një cilësie të dobët ose ushqimi jo të shëndetshëm, situatave stresuese të jetës, por edhe predispozicionit gjenetik. Neglizhimi dhe mos trajtimi i kësaj gjendje mund të sjellë edhe pasojat më të rënda, të tilla si një sulmi në zemër ose goditja në tru. Këto janë shkaqet më të zakonshme të vdekjes në rajonin tonë.
Cilat janë simptomat e presionit të lartë të gjakut?
Fatkeqësisht, disa njerëz nuk janë as të vetëdijshëm se kanë presion të lartë të gjakut derisa të fillojnë ta matin, sepse ndonjëherë nuk ndiejnë simptoma ose sepse janë mësuar me gjendjen në të cilën ndodhen.
Simptomat e presionit të lartë të gjakut, zakonisht manifestohen me dhimbje koke, marrje mendsh, të përziera, të vjella, shikim të paqartë, dhimbje gjoksi, vështirësi frymëmarrje.
Ushqimi dhe presioni i lartë i gjakut
Nëse presioni juaj i gjakut është vazhdimisht 140 deri 90, kjo është arsye e mjaftueshme për të ndryshuar diçka në dietën tuaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është të reduktoni konsumin e kripës.
Shumë persona konsumojnë ushqim tepër të kripur, edhe pse nuk janë të vetëdijshëm për të, dhe nuk është aspak mire nëse konsumohet për një kohë të gjatë . Kripa duhet të përdoret, por në sasi të vogla.
Ka shumë barëra në natyrë që mund t’ju ndihmojnë. Hudhra është një ilaç popullor për presionin e lartë të gjakut. Hudhra gjithashtu është provuar shkencërisht se ul presionin e gjakut, por shumë njerëz shmangin konsumimin e saj për shkak të aromës së pakëndshme.
Më pak i njohur dhe gjithashtu efektiv është selinoja. Selinoja mendohet të jetë veçanërisht efektive në uljen e presionit të lartë të gjakut të shkaktuar nga stresi. Selinoja është gjithashtu i mirë për rregullimin e kolesterolit. Duhet të përdoret më shumë në sallata, supa ose si lëng selinoje.
Në disa raste, rekomandohet humbje peshës trupore në mënyrë të kontrolluar. Shtimi i peshës mund të jetë një nga shkaqet e presionit të lartë të gjakut. Disa lloje të ushqimit mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
Personat të cilët nuk konsumojnë mish është zbuluar se kanë presion të ulët të gjakut. Vegjetarianët konsumojnë kryesisht fruta, perime dhe drithëra, kështu që këtu duhet të kërkoni shpëtimin. Jo të gjithë duhet të bëhen vegjetarianë, por kjo është arsyesja përse duhet të reduktojmë sasinë e mishit në ushqimin tonë.
Mos harroni se vera e kuqe dhe kafeja rrisin presionin e gjakut.
Sipas disa studimeve, vitamina C, kalciumi dhe kaliumi janë të dobishëm për uljen e presionit të gjakut.
Në ushqim rekomandohet përdorimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe peshku i detit. Nga barërat mjekësore, murrizi (trëndafili i egër) është i mirë për zemrën dhe për rregullimin e presionit të gjakut.
Presioni i ulët i gjakut
Presioni i ulët i gjakut ose hipotensioni është një problem shëndetësor që nuk është i papërfillshëm, por nga ana tjetër është më pak i rrezikshëm në krahasim me presionin e lartë të gjakut. Ky problem shfaqet si pasojë e zvogëlimit të rrjedhës së gjakut, kështu që sasitë e kërkuara të oksigjenit nuk vijnë aty ku duhet. Njerëzit kanë hapje të shpeshta të gojës dhe janë të përgjumur gjatë shfaqjes së presionit të ulët të gjakut.
Arsyet e presionit të ulët të gjakut janë të ndryshme dhe nuk kuptohen plotësisht. Disa ekspertë pohojnë se është një gjendje e trashëgueshme dhe se ndodh më shpesh tek personat e dobët. Gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë hipotension sesa burrat. Besohet se dehidrimi, dietat e tepruara, si dhe sëmundje të caktuara mund të jenë shkak për shfaqjen e presionit të ulët të gjakut.
Simptomat janë të ngjashme me presionin e lartë të gjakut, siç është marramendja. Përveç kësaj, simptomat përfshijnë lodhje, përgjumje, hapje të shpeshtë të gojës, vështirësi në zgjim, mungesë energjie, përqendrim i dobët, etj. Në situata të tilla është vërtet vështirë për të funksionuar.
Si të rrisni presionin e gjakut?
Nëse presioni juaj i gjakut është shumë i ulët për momentin, provoni të shtoni pak kripë në një gotë ujë dhe pini. Duhet t’ju ndihmojë, megjithëse është një zgjidhje afatshkurtër për problemin tuaj. Nuk rekomandohet të konsumoni ushqime të kripura në mënyrë të tepruar për shumë arsye të tjera shëndetësore.
Tek disa persona mund të ndihmojë një filxhan kafe ose çaj jeshil, i cili gjithashtu është një zgjidhje shumë e mirë. Por duhet pasur parasyshë se mbidozimi i këtyre pijeve mund të dëmtojë trupin.
Nga barërat mjekësore mund të përdoret rozmarina. Në mjekësinë popullore konsiderohet si ilaç për qarkullimin dhe presionin e ulët të gjakut.
Kujdesuni për sasinë e ujit që merrni në trupin tuaj. Kjo mund të jetë një nga shkaqet e presionit të ulët të gjakut. Çdo person gjatë ditës duhet të pijë 2 litra lëngje, dhe nëse merret me sport apo punë fizike edhe më tepër. Kryesisht duhet të konsumoni një sasi adekuate të ujit, dhe pastaj çaj jeshil, çaj rozmarinë, etj.