00389 2 3091 484
26 Shtator, 2023
Klubi i shahut veteran “Shkupi 72” është pjesë e kombëtares së Maqedonisë që garon në Kampionatin Botëror të shahut ekipor për veteranë, i cili zhvillohet nga 19 deri më 28 shtator në Strugë. Pjesëmarrja dhe gara e veteranëve të klubit “Shkupi 72” u mundësua me ndihmën financiare dhe materiale të Klinikës Zhan Mitrev si pjesë e angazhimit të saj për nxitjen e aktiviteteve rekreative në të gjitha grupmoshat.
Në përbërjen e kombëtares së klubit të shahut “Shkupi 72” janë FM (mjeshtri i FIDE-s) Ljubomir Ilic (kapiten), FM Aleksandar Kralevski, Ilija Stosevski, FM Ljubomir Haxhi-Manev dhe Mile Trajkovski. Në dy xhirot e para, shahistët tanë morën dy fitore të bujshme ndaj Italisë (e renditur e 9-ta) dhe Austrisë.
Pas 6 raundeve të luajtura, skuadra jonë është në vendin e 18-të me 5 pikë të fituara. Në raundin e shtatë (sot më 26.09) Maqedonia luan kundër Anglisë 2.
Turneu në Strugë luhet sipas sistemit zviceran të ndeshjeve, me 9 raunde. Në garë marrin pjesë 46 ekipe nga mbi 20 vende të botës, të ndara në dy kategori, ES-50 (mbi 50 vjeç) dhe ES-65 (mbi 65 vjeç).
Në turneun ES-50 marrin pjesë 22 ekipe kombëtare nga 15 vende. Në këtë kategori përfshihen edhe tri ekipe kombëtare për femra (Maqedonia, Anglia dhe Kina), si dhe Kombëtarja e Maqedonisë e shahisteve të verbër dhe me shikim të dobët.
Në turneun ES-65 marrin pjesë 26 ekipe kombëtare nga 18 vende. Vlerësimin më të lartë e kanë përzgjedhjet e Gjermanisë, Anglisë 1 dhe Izraelit. Në këtë kategori përfshihen edhe dy kombëtare për femra (Gjermania dhe Letonia).
Kombëtarja e Maqedonisë, e renditur në pozicionin e 18-të, përbëhet vetëm nga anëtarët e Klubit të Shahut Veteran “Shkupi 72”.