Ndotja e ajrit ndikon në ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe nivelit të ulët të inteligjencës

Doza e shëndetit ditor

11 Dhjetor, 2019


Ndotja e ajtrit mund të dëmtojë zhvillimin e trurit me një referencë të veçantë të dëmtimit të funksioneve konjitive gjatë jetës. Studime të shumta kanë treguar se ekspozimi prenatal dhe gjatë muajve të parë të jetës lidhet me ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe me nivel të ulët të inteligjencës. Janë shkruar mbi 1000 publikime lidhur me ndotjen e ajrit dhe autizmin të cilat lidhen me ekspozimin e karbohidrateve aromatike policiklike, lëshimin e gazrave të naftës, grimcat, dioksidi i azotit, ozon dhe dioksidi i squfurit në periudhën prenatale dhe në periudhën e hershme të jetës, gjë e cila është konfirmuar nga disa studime të realizuara tek kafshët.

Tashmë është bërë e ditur se rreth 500,000 raste të vdekjes nga kanceri në mushkëri dhe 1.6 milion raste të vdekshmërisë nga HOBB mund ti atribuohen ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit është e lidhur me malinjitetin, siç është kanceri i fshikëzës dhe leuçemia tek fëmijët.

Ndotja e ajrit është një nga shkaqet kryesore përsa i përket ndryshimeve të rrezikshme mbi  shëndetin në përgjithësi. Ndotja e ajrit është quajtur “vrasës i heshtur” nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi efektet e ndotjes së ajrit shpesh kalojnë pa u vënë re dhe nuk mund të maten lehtë.

Zhvillimi i mushkërive tek fëmijët ngadalësohet nga ekspozimi ndaj ajrit të ndotur dhe pritet që me kalimin e viteve të shfaqen sëmundje të caktuara të mushkërive tek këta persona. Ndotja e ajrit shoqërohet me ulje të funksionit konjitiv dhe rritje të rrezikut të demencës. Grimcat (PM) në ajër që janë më pak se 2.5 mikrometër shoqërohen me ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe uljen e nivelit të inteligjencës tek fëmijët.

– Është  mëse i njohur fakti se ndotja e ajrit mund të shkaktojë manifestimeve alergjike tek personat e ndjeshëm ndaj reaksioneve alergjike. Studimet klinike epidemiologjike kanë treguar se ndotja e ajrit mund të shkaktojë ndjeshmëri të hershme tek fëmijët, dhe vlera të larta IgE që në moshë të re. Ekzistojnë të dhëna se ndotja e ajrit ndikon në zhvillimin dhe përkeqësimin e rinitit alergjik. Një studim i bërë tek fëmijët parashkollorë ka treguar se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur nga trafiku gjatë periudhës prenatale dhe gjatë adoleshencës së hershme shkakton rrezik të lartë në zhvillimin e rinitit alergjik tek fëmijët – shpjegon Prim. Dr. Sonja Petrovska pediatre në Zan Mitrev Clinic.

Dr. Petrovska shton se ndotja e mjedisit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve autoimune. Mushkëritë kanë një sipërfaqe të madhe që vjen në kontakt me një numër të madh antigjenesh. Ky sensibilizim mund t’i bëjë njerëzit të prirur ndaj sëmundjeve autoimune. Ndotja e ajrit kontribuon potencialisht në shfaqjen e artritit reumatoid dhe lupusit sistemik. Një studim kanadez ka treguar një incidencë të rritur të artritit reumatoid në ato zona me nivel të lartë të PM2.5. Ekspozimi prenatal ndaj PM 2.5 gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun e  shfaqjes së leukemisë ose astrocitomës tek fëmija.

Disa hulumtime të bëra deri tani kanë treguar një lidhje të fortë ndërmjet  vlerave të larta të grimcave PM dhe rritjes së vdekshmërisë nga infarkti i miokardit, goditjes në tru, dështimit të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Një rritje e moderuar e nivelit të karboksihemoglobinës (prej 3-6%) mund të shfaqet gjatë ekspozimit ndaj gazit, duke shkaktuar kështu aritmi dhe sëmundje të zemrës tek ata persona me sëmundje koronare të zemrës.

Ndotja e ajrit ka efekte të dëmshme në CNS, duke përfshirë dëmtimin e funksioneve njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës dhe goditjes në tru tek personat më të moshuar. Distanca nga rruga kryesore deri në vendbanimin është një tregues i ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit.