00389 2 3091 484
23 Prill, 2020
Të nderuar,
Duke ndjekur situatën me koronavirusin e ri në Kinë, Laboratori i gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar filloi përgatitjen e kapaciteteve të tij në fund të muajit janar, për zbulimin e koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) me metodën RT-PCR; kjo është metoda e vetme e zbulimit të virusit të rekomanduar nga OBSH. Zyrtarisht, testi i parë në laboratorin tonë është kryer me datë 19 shkurt 2020 – shtatë ditë para shfaqjes së rastit të parë pozitive të konfirmuar në Maqedoni, rast i zbuluar në Institutin e Shëndetit Publik.
Fillimisht, zbatimi i analizës në laboratorin tonë kishte për qëllim testimin e pacientëve para operacionit në Zan Mitrev Clinic, si masë mbrojtëse shtesë si për pacientët ashtu edhe për stafin e klinikës. Çmimi i testit që u vendos korrespondonte saktësisht me ato nevoja. Megjithatë, me përhapjen e kësaj pandemie virale thellë në çdo pore të vendit, Zan Mitrev Clinic u vendos në shërbim të qytetarëve dhe filloi drejtpërdrejtë të merrte pjesë në skriningun masiv për koronavirusin e ri në mbarë vendin.
Më pas, kemi rritur kapacitetin tonë nga 30 teste në ditë në 300 teste në ditë, duke katërfishuar stafin e laboratorit, duke blerë tre robotë të rinj për nxjerrjen automatike të ADN / RNA (numër total 4), duke blerë kabinete të reja për përgatitjen e reagjenteve për analizën PCR dhe kabinete të reja që ofrojnë mbrojtje të lartë ndaj agjentëve të dëmshëm biologjikë, duke blerë aparatë të rinj RT-PCR (numri total 2) dhe llojeve të reja të pajisjeve mbrojtëse personale. Ndërkohë, për shkak të kërkesës së lartë për kryerjen e testeve dhe mungesës së materialeve harxhuese në të gjithë botën, kostoja e kryerjes së testit është rritur në mënyrë dramatike, duke e bërë çmimin e testit të paqëndrueshëm dhe duke filluar të rrezikojë pjesëmarrjen dhe kontributin tonë në të gjithë krizën dhe situatën e jashtëzakonshme.
Kështu, komisioni i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë kreu disa kontrolle në lidhje me funksionimin e plotë të laboratorit dhe të gjitha proceset në të, dhe raporti përfundimtar u dorëzua në FSSH të RMV. Shumë shpejt pritet që laboratori ynë të fillojë të funksionojë në rrjetin e shërbimeve shëndetësore të RMV.
Përcaktimi i çmimit të ri bazohet në kostot e reja dhe listën e çmimeve të shërbimit të rekomanduar nga FSSH për zbulimin e viruseve të frymëmarrjes me metodën RT-PCR (p.sh. MO2 / 1 – 3000 MKD dhe MO7 / 6 – 5500 MKD) çmimi do të jetë 3950 MKD. Për të gjithë pacientët privatë.
Çmimi i vjetër është i vlefshëm për të gjithë pacientët që tashmë kanë bërë rezervimin e terminit.