Nëse jeni pozitivë ndaj COVID-19, nuk jeni vetëm!

Doza e shëndetit ditor

14 Shtator, 2020

Bazuar në përvojën tonë në trajtimin e pacientëve pozitivë ndaj koronavirusit, kemi konkluduar se ekziston një nevojë e madhe për të monitoruar gjendjen e atyre pacientëve të cilët janë pozitivë, asimptomatikë dhe në izolimin shtëpiak. Simptomat mund të përparojnë shumë shpejt dhe të çojnë në kushte kërcënuese për jetën. Këta pacientë shpesh kanë nevojë për informacione shtesë ose këshilla nga mjeku. Kanë pyetje ose nuk janë të sigurt kur duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore, dhe e gjithë kjo është më e vështirë për ta për shkak të izolimit. Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre pacientëve, ne kemi zhvilluar një sistem që kombinon monitorimin në internet të gjendjes së tyre me rekomandime në lidhje me hapat që duhet të ndjekin. Ne kemi lidhur softwar-in e spitalit tonë me aplikacionin chatbot (bisedë).

Aplikacioni është në dispozicion për të gjithë pacientët që do të bëjnë test në laboratorin tonë.

Gjithashtu, mund të përfshihen edhe pacientët të cilët janë pozitivë ndaj koronavirusit por nuk janë testuar në laboratorinë tonë, pas kryerjes së kontrollit konsultativ dhe analizave laboratorike të cilat mund ti rezervojnë nëpërmjet faqes tonë të internetit.

Procesi është mjaft i thjeshtë. Së bashku me rezultatet e marra, çdo pacient merr link që i lidh ata me aplikimin, ku me anë të plotësimit të të dhënave të kërkuar, menjëherë merr mundësinë për të caktuar video konsultim online me një nga mjekët tanë dhe në këtë mënyrë futet në sistemin e monitorimit (ndjekjes). Pacienti përgjigjet çdo ditë në pyetësor në të cilin plotëson parametrat të tilla si temperatura, saturimi (ngopja me oksigjen), etj. Kjo, e kombinuar me parametrat laboratorikë, rrit mekanizmin e  këshillave dhe rekomandimeve nga ekipi ynë mjekësor.

Nëse parametrat janë brenda kufijve normalë, ne informojmë pacientin se ai duhet të vazhdojë të punojë në rritjen e imunitetit të tij në shtëpi. Por, nëse parametrat hyjnë në zonën e rrezikut, menjëherë është vendosur një mekanizëm që rekomandon hapat vijues, siç është kryerja e radiografisë ose ardhja e pacientit në klinikë.

Kontakti i drejtpërdrejtë ditor i pacientit me ekipin tonë nëpërmjet aplikimit mundëson parandalimin e hershëm të komplikimeve të mundshme dhe natyrisht reagimin në kohë i cili ndonjëherë vetëm për disa orë mund të jetë thelbësor për shpëtimin e jetës.

Është e rëndësishme që të plotësoni rregullisht dhe saktë informacionet në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore të cilat nuk do t’ju marrin më tepër se 2 (dy) minuta kohë në ditë, si dhe të ndiqni me kujdes të gjitha informacionet që do të merrni çdo ditë.