00389 2 3091 484
Prill 04,2021
Vlerësimi më e lartë për fazën e parë të evaluimit të përfunduar me sukses për identifikimin e mikroorganizmave infektive të karakterit respirativ.
Duke u përpjekur vazhdimisht për të përmirësuar cilësinë tonë, Laboratori i Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev, këtë vit u bashkua me programin për kontrollin e jashtëm të cilësisë në organizatën e lartë të certifikimit CAP (Kolegji i Patologëve Amerikanë), ku performanca ishte 100%. Ne morëm vlerësimin më të lartë në evaluimin për identifikimin e mikroorganizmave infektive me karakter respirativ.
Kërkesat e CAP plotësohen vetëm nga laboratorët më të mirë diagnostikues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, dhe kjo është një tjetër dëshmi se Spitali klinik Zhan Mitrev punon sipas standardeve më të larta Amerikane.
Përveç zbulimit të koronavirusit SARS-CoV-2, në laboratorin tonë zbulohen dhjetëra viruse dhe baktere të tjera infektive.