Operacioni i kryer me sukses tek foshnja e porsalindur me transpozim të enëve të mëdha të gjakut

Doza e shëndetit ditor

26 Mars, 2020

Pavarësisht nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit, Zan Mitrev Clinic ofron papengesë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët.
Dy ditë më parë, në klinikën për pediatri foshnja e porsalindur u diagnostikua me transpozim të enëve të mëdha të gjakut. Foshnja e porsalindur është transportuar në klinikën tonë vetëm tre orë pas lindjes. Për shkak të anomalisë në zemër, gjaku nuk mund të furnizohej me oksigjen, dhe në gjendje vërtetë kritike është transferuar dhe operuar me urgjencë.
Është bërë korrigjim i plotë i anomalisë në zemër. Operacioni zgjati katër orë dhe gjithcka shkoi mjaftë mirë. Të nesërmen, foshnja u hoq nga respiratori dhe filluan të gjitha masat e përmirësimit.
“Është vërtetë një ndjenjë jo vetëm e bukur por e papërshkrueshme të shpëtosh jetën e një foshnje e cila është ngjyrë mavi për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe lufton për jetën. Është ndjenjë e bukur ta shohësh atë menjëherë pas kryerjes së korrigjimit ti kthehet ngjyra e bukur rozë, ngjyra normale, dhe ta shohësh duke kërkuar ushqim dhe duke u rebeluar me të qara …” – shprehet Dr. Zhan Mitrev pas operacionit të kryer tek kjo foshnjë e vogël gjatë kësaj periudhë.
Përkushtimi dhe entuziazmi i ekipit të Dr. Mitrev fitoi një tjetër betejë dhe solli buzëqeshje dhe shpresë edhe për një tjetër familje maqedonase.
Informacionin e parë në lidhje me gjendjen e foshnjë pas operacionit dhe lajmin se tashmë është hequr nga aparati i frymëmarrjes prindërit e përjetuan me shumë emocion, lumturi dhe shumë bekime për stafin dhe klinikën.
Në një periudhë kur bota po përballet me krizën e saj më të keqe shëndetësore, Zan Mitrev Clinic dhe i gjithë stafi i tij janë angazhuar maksimalisht për t’u kujdesur për shëndetin e pacientëve tanë më të rinj.