00389 2 3091 484
31 Korrik, 2025
Këtë vit, për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi, tradicionalisht, nën organizimin e Departamentit të psikologjisë dhe psikoterapisë në klinikën tonë, u mbajt Kampi Veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës, të cilët shoqëroheshin gjithashtu nga prindërit e tyre.
Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, u zbatuan aktivitete psikologjike krijuese dhe ushtrime fizioterapie, qëllimi i të cilave ishte të inkurajohej zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve pas operacionit ose ndërhyrjes kirurgjikale në zemër.
Të gjitha aktivitetet, përfshirë lojërat, argëtimin dhe socializimin, u zhvilluan nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen profesionale të ekipit të psikologëve, Doc. Dr. Kristina Egumenovska, Aleksandra Petroski dhe fizioterapistit Blazhe Arsov. Këtë vit, na vizitoi edhe specialistja jonë kardiologe Dr. Tanja Angjusheva, e cila mbajti aktivitete interaktive me fëmijët dhe përmes një prezantimi të përshtatshëm, u dha përgjigje numrit të madh të pyetjeve nga prindërit.
Kampi veror për fëmijë me defekte të lindura të zemrës ZEMRA IME ME TË GJITHA NGJYRAT na mbush zemrat çdo vit!