Për herë të parë në vendin tonë, është kryer ndërhyrja ECMO tek pacienti i infektuar me COVID-19

Doza e shëndetit ditor

4 Shtator, 2020


Me qëllim për të shpëtuar edhe një jetë tjetër, për herë të parë në vendin tonë, është aplikuar tek pacienti i sëmurë rëndë me infeksion COVID-19 ECMO (oksigjenizimi i membranës ekstrakorporale) me anë të përdorimit të filterit CytoSorb.

Oksigjenimi i membranës ekstrakorporale – ECMO është një lloj i modifikuar i tejkalimit kardiopulmonar që përdoret si mbështetje e përkohshme për pacientët me çrregullim të funksionit të frymëmarrjes ose me çrregullim kardiak. Komponenti kryesorë i pajisjes ECMO është oksigjenuesi i membranës, me anë të së cilit gjaku shpërndahet nëpërmjet membranës gjysmë të përshkueshme duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e dioksidit të karbonit.

Pacienti u shtrua në Spitalin klinik Zhan Mitrev në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë me sindromën akute të distresit respirator, me saturim (ngopje) të ulët periferike, gulçim dhe temperaturë të lartë 39C. Pacienti u intubua menjëherë dhe u vendos në ventilim mekanik. Për shkak të ndrshimit të analizave të gazit me vlerë të lartë pCO2, pavarësisht mbështetjes së lartë të frymëmarrjes dhe përqendrimit maksimal të oksigjenit, pacienti është vendosur në oksigjenim të membranës ekstrakorporeale – ECMO me përdorimin shtesë të filtrit CytoSorb.

Me zgjerimin e njohurive tona mjekësore dhe me anë të ndjekjes së rekomandimeve më të fundit për trajtimin e pacientëve me COVID-19 kemi filluar një lloj tjetër të pastrimit të gjakut bazuar në metodën e hemoabsorbimit të citokinave dhe ndërmjetësuesve të tjerë inflamatorë me filtrin CytoSorb (të aprovuar nga FDA për trajtimin e pacientëve të sëmurëve kritikë me infeksion COVID-19) me kombinim të oksigjenimit të membranës ekstrakorporale – ECMO.