Politika e privatësisë - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Politika e privatësisë

DEKLARATË PËR PRIVATËSI

Kjo Deklaratë për privatësi e rregullon përdorimin e aplikacionit softverik për “ZAN MITREV CLINIC” (“Aplikacion”) për pajisje mobile të krijuar nga Blue Zona ltd. Aplikacioni u mundëson përdoruesve në mënyrë direkte nëpërmjet pajisjeve të tyre mobile të caktojnë kontrolla në ZAN MITREV CLINIC(ZMC) Shkup.

Të dhëna të përpunuara personale nëpërmjet Aplikacionit

Aplikacioni i përpunon të dhënat personale të cilat përdoruesit i plotësojnë kur e instalojnë aplikacionin dhe regjistrohen nëpërmjet të njëjtit. Për përdorim të aplikacionit është i domosdoshëm regjistrim paraprak, gjatë të cilit duhet të zgjidhet emër i lirë përdoruesi dhe fjalëkalim të cilat do të përpunohen nga ana e ZMC. Njëkohësisht, gjatë regjistrimit mblidhen dhe përpunohen këto kategori të të dhënave personale: emri dhe mbiemri, numri i telefonit, dhe posta elektronike. Të dhënat e shënuara personale janë të nevojshme për funksionalitetin e Aplikacionit. Të dhënat personale të përdoruesve mund të shfrytëzohen për kontakt të përkohshëm me të njëjtët me qëllim transmetimin e informatave të rëndësishme, njoftimeve të nevojshme dhe promovimeve.

Të dhëna personale të mbledhura automatikisht.

Aplikacioni nuk i mbledh dhe/ose përpunon automatikisht të dhënat personale të përdoruesve, si p.sh.: llojin e pajisjes mobile, numrin e identifikimit të pajisjes mobile, adresën IP të pajisjes mobile, informata për kontaktet e përdoruesve, informata për regjistrim të përdoruesve (në aplikacione të tjera) fotografi, etj. Aplikacioni nuk mbledh dhe/ose përpunon informata për lokacionin e pajisjes mobile të përdoruesve.

Qasje tek të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet Aplikacionit

Vetëm të dhënat e përmbledhura, të anonimizuara janë të transmetuara periodikisht ndaj furnizuesve  të jashtëm të shërbimeve me qëllim përmirësimin e Aplikacionit dhe shërbimet që ai i mundëson.

Qasje tek të dhënat personale të përmbledhura nëpërmjet Aplikacionit për persona të tretë është e mundur:

  • kur është e nevojshme në pajtueshmëri me ligjin;
  • kur konsiderojmë se lejimi i qasjes është i nevojshëm për: mbrojtje të të drejtave të ZMC, mbrojtje të përdoruesve ose mbrojtje të personave të tjerë, hetim për  mashtrim, ose përgjigje sipas kërkesës së organit shtetëror;
  • nga ana e dhënësve konfidencialë të shërbimeve që procedojnë në emër dhe për llogari të ZMC, që nuk kanë nevojë të pavarur dhe dobi nga të dhënat personale për të cilat u jepet qasje, dhe të cilat janë pajtuar t’u përmbahen rregullave të përcaktuara në këtë deklaratë për privatësi. Qasja e çdo personi të tretë drejt të dhënave personale të përdoruesve gjatë dhënies së shërbimeve në emër dhe për llogari të ZMC do të jetë e rregulluar me kufizime të rrepta kontraktuese me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve dhe zbatimin e dispozitave të vlefshme ligjore nga fusha e mbrojtjes dhe konfidencialitetit, të përpunimit të të dhënave personale.

 

Ndalim të përpunimit të të dhënave personale

Përdoruesit mund ta ndalojnë në çdo kohë mbledhjen e të dhënave personale nga ana e Aplikacionit nëpërmjet deinstalimit të Aplikacionit. E njëjta mund të kryhet nëpërmjet procesit standard për deinstalim I cili do të jetë i mundësuar si pjesë nga pajisja mobile ose nëpërmjet rrjetit ose tregut për aplikacione mobile.

Përpunim dhe ruajtje të të dhënave personale të përdoruesve

ZMC bën përpunim dhe ruajtje të të dhënave personale të përdoruesve në pajtueshmëri me Planin për krijim të sistemit të masave teknike dhe organizative për sigurim të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale, Aktin për masat teknike dhe organizative për sigurim të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale, dhe rregulloret e tjera nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale të ZMC. Të dhënat personale të përdoruesve ruhen gjatë kohës së përdorimit të Aplikacionit nga ana e tyre dhe për kohë të arsyeshme pas ndërprerjes së përdorimit të saj. Përderisa përdoruesit dëshirojnë që ZMC t’i fshijë të dhënat personale të përpunuara të mbledhura nëpërmjet Aplikacionit, për të njëjtën mund të na informojnë në it@zmc.mk, dhe do të marrin përgjigje në kohë të arsyeshme.

Siguria e Aplikacionit

Sigurimi i mbrojtjes dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet Aplikacionit është kujdes i ZMC. Me atë qëllim, ZMC siguron masa teknike dhe organizative për mbrojtje të të dhënave personale që janë të mbledhura, të përpunuara dhe të ruajtura nëpërmjet Aplikacionit. Duke e pasur parasysh atë, edhe pse ZMC tenton të sigurojë mbrojtje të arsyeshme të të dhënave personale që përpunohen dhe ruhen, nuk ekziston sistem per siguri që mund t’i parandalojë të gjitha çrregullimet potenciale të të njëjtit.

 

Ndryshime

Kjo Deklaratë për privatësi mund të azhurohet herë pas here në varësi të nevojave të ZMC. Përdoruesit e Aplikacionit do të njoftohen në kohë për çfarëdo lloj ndryshimesh nëpërmjet publikimit të Deklaratës së re për privatësi  nëpërmjet Aplikacionit ose nëpërmjet postës elektronike ose porosi  SMS. U rekomandohet të gjithë përdoruesve të Aplikacionit ta kontrollojnë rregullisht këtë Deklaratë për privatësi për çfarëdo lloj ndryshimi, duke pasur parasysh se përdorimi i Aplikacionit konsiderohet si miratim i të gjitha ndryshimeve.

 

Pajtueshmëri nga përdoruesit e Aplikacionit

Me përdorimin e Aplikacionit, përdoruesit pajtohen që ZMC t’i përpunojë të dhënat e tyre personale nën kushtet e përmendura në këtë Deklaratë për privatësi dhe ndryshimet e saj të mëtejshme. Përpunimi i të dhënave personale në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale  (Gazeta Zyrtare nr.7/05, nr.103/08, nr.124/10, nr.135/11 dhe nr.43/14) paraqet çdo operacion ose mbledhje të operacioneve që kryhen mbi të dhënat personale në mënyrë automatike ose në mënyrë tjetër, siç është: mbledhje, evidentim, organizim, ruajtje, adaptim ose ndryshim, tërheqje, konsultim, përdorim, zbulim nëpërmjet transmetimit, publikimit ose në mënyrë tjetër për t’i bërë të disponueshme, barazim, kombinim, bllokim, fshirje ose shkatërrim.

 

Kontakt

Përderisa përdoruesit e Aplikacionit kanë pyetje në lidhje me konfidencialitetin e të dhënave personale gjatë kohës së përdorimit të këtij Aplikacioni, ose pyetje në lidhje me praktikën e ZMC nga kjo fushë, mund t’i bëni pyetjet e tyre nëpërmjet postës elektronike në it@zmc.mk.