Përmirësimi i funksionit seksual tek gratë me anë të vendosjes së rrjetës transvaginale pa tension për shkak të inkontinencës urinare

Doza e shëndetit ditor

1 Shtator, 2020

Çrregullimet e traktit të poshtëm urinar siç janë inkontinenca urinare, veprimi i tepërt i fshikëz dhe sindroma e urinimit të shoqëruar me dhimbje, lidhen gjithashtu me mosfunksionim seksual. Intervenimet kirurgjike, veçanërisht vendosja e shiritit polipropilen pa tension (TVT-O) për mosmbajtjen e urinës nga stresi ndikon gjithashtu në përmirësimin e funksionit seksual. Në Zan Mitrev Clinic me përqindje të lartë suksesi, krahasuar me referencat botërore, Prof. Dr. Vasil Iliev, për 6 vjet me rradhë e zbaton vazhdimisht këtë metodë.

Çfarë duhet të dini në lidhje me këtë procedurë dhe cilat janë anët pozitive të saj?

Kjo është një ndërhyrje e cila kryhet tek gratë me problem të njohur si inkontinenca urinare.

Ajo çfarë është e rëndësishme është se përveç zgjidhjes së problemit kryesor – inkontinencës, ka edhe anë të tjera positive të cilat lidhen me përmirësimin e funksionit seksual tek gratë.

Dëshmi për këtë është numri i madh i studimeve që flasin për faktin se plastika vaginale dhe vendosja e shiritit polipropilen pa tension (TVT-O) përmirëson funksionin seksual tek gratë që kanë vuajtur më parë nga inkontinenca urinare.

Një nga studimet më të fundit për të mbuluar pacientë të tillë është ai i kryer nga Dr. Lan-Yu dhe ekipi i tij në  kolegjin mjekësor Union në Pekin.

Është analizuar një mostër përfaqësuese e 105 grave seksualisht aktive të cilat I përkasin moshës mesatarisht 51 vjeç, pothuajse gjysma e tyre ishin në menopauzë. Të gjitha u diagnostikuan me inkontinencë urinare dhe iu nënshtruan operacionit duke përdorur metodën TVT-O. Ata iu përgjigjën një pyetësori (PISQ-12) mbi prolapsin / inkontinencën urinare dhe një pyetësori seksual para operacionit dhe një vit pas operacionit.

Rezultatet sipas përgjigjeve të tyre janë si më poshtë:

Një vit pas operacionit TVT-O, funksioni seksual është përmirësuar tek 77.1% (81 pjesëmarrës), nuk është ndryshuar tek 18 (17.1%) dhe është përkeqësuar tek gjashtë pacientë (5.7%).

Autorët e kësaj analize gjithashtu vërejnë se rritja në domenin fizik ka shkaktuar një rritje në rezultatin e përgjithshëm të PISQ-12. Por, përkundër përmirësimeve të dukshme në domenin fizik të PISQ-12, pavarësisht nga suksesi ose dështimi, fusha emocionale lidhur me partnerët nuk kanë treguar ndryshime të rëndësishme.

Ajo që vlen të përmendet është se gjatë krahasimit të vlerave preoperative me ato postoperative dhe ato të një viti pas kryerjes të TVT-O, është gjetur një ndryshim i rëndësishëm, pra zvogëlimi i shkallës së dhimbjeve tek pacientët gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, gratë kanë treguar se tashmë ndienin shumë më pak frikë nga inkontinenca urinare gjatë marrëdhënieve seksuale dhe shumë më pak reagime negative emocionale gjatë marrëdhënieve seksuale pas TVT-O në krahasim se më parë.

Mbi 90% e grave të cilat bëjnë pjesë në grupin e suksesshëm, janë shprehur se nuk kanë përjetuar më asnjëherë inkontinencë gjatë marrëdhënieve seksuale, krahasuar me 50% të pjesës tjetër të grave të cilat bëjnë pjesë në grupin e dështimit.

Ky studim konfirmon edhe një herë numrin në rritje të provave që korrigjimi me mbështetje retropubike të kryer gjatë operacionit TVT-O përmirëson ndjeshëm funksionin seksual tek gratë të cilat janë seksualisht aktive por që vuajnë nga inkontinenca urinare.

Intervenimet konservatore, terapia fizikale e pelvisit dhe humbja e peshës tek pacientët me mbipeshë trupore mund të jenë gjithashtu shumë efektive në minimizimin e ashpërsisë së inkontinencës urinare e cila kontribuon në mosfunksionimin seksual.