Përse duhet të praktikoni konsumin e ngadaltë të ushqimit?

Doza e shëndetit ditor

20 Korrik, 2020

Një numër i madh njerëzish hanë shumë shpejt, pa u përqëndruar në ushqimin që konsumojnë. Konsumi i shpejtë i ushqimit mund të shkaktojë dëm në organizëm. Me qëllim që organizmi të marrë të gjithë përbërësit dhe vlarat ushqyese është e nevojshme përtypja e plotë dhe e gjatë e ushqimit. Për tretjen e lehtë të ushqimit në organizëm dhe marrjen e vlerave të nevojshme ushqyese, ju rekomandojmë që të praktikoni rregullisht konsumin e ngadaltë të ushqimit. Përfitimet e konsumit të ushqimit ngadalë:

Reduktoni rrezikun e problemeve digjestive

Konsumimi i shpejtë i ushqimit mund të shkaktojë probleme me tretjen, dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe probleme të tjera shëndetësore. Mundohuni ta shikoni ushqimin si një aktivitet në të cilin mund të relaksoheni dhe ta shijoni.

Vërtetë do të filloni të ndjeni dshije dhe tekstura të ndryshme

Nëse hani më ngadalë, ushqimi do të bëhet një përvojë eksperimentale, jo thjeshtë nevojë për tu ushqyer. Ushqimin duhet ta trajtoni si natyrën. Mundohuni të vlerësoni ngjyrat, shijet dhe aromat.

Reduktoni rrezikun e konsumit të tepërt dhe të rënduar

Nevojiten rreth 20 minuta që truri të marrë sinjal se në organizmin tuaj është futur ushqim. Me anë të ngadalësimit të marrjes së ushqimit, truri së shpejti do të kuptojë se organizmi është mbushur dhe se nuk ka nevojë për më tepër ushqim.

Hani përpara se të filloni të ndiheni tepër të uritur

Nëse jeni shumë të uritur, do të jetë shumë më e vështirë për ju të ngadalësoni konsumin e ushqimit. Mënyra më e mirë është të mos prisni urinë për t’ju mposhtur dhe më pas të hani, por të keni vakte të rregullta dhe me orar. Programoni tre vakte kryesore dhe dy vakte të ndërmjetme në një kohore që ju përshtatet më tepër.

Përqendrohuni tek ushqimi

Shpesh kur hani, shikoni TV, mendoni për një problem ose diskutoni për planet me anëtarët e tjerë të familjes. Sidoqoftë, vakti i vërtetë duhet të jetë në heshtje, ku ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për atë që i ofroni organizmit dhe mund të ndjeni vërtetë shijen e ushqimit. Mos ndiqni ritmin e personave të tjerë, por përqendrohuni në veten tuaj dhe shijen e ushqimit që konsumoni.