Përse duhet të tregoni kujdes me ushqimin gjatë ditëve të nxehta

Doza e shëndetit ditor

Korrik 07,2020

Moti i nxehtë, ruajtja, përgatitja dhe shërbimi i ushqimit në mënyrë jo adekuate rrit rrezikun e prishjes së ushqimit, gjë e cila bëhet shkak i helmimit nga ushqimi. Rekomandimet janë të thjeshta, por tepër të rëndësishme.

Para përdorimit, duhet patjetër të lani produktet bujqësore dhe kopshtore (perimet dhe frutat e freskëta).

Ushqimi duhet të përgatitet termikisht dhe të konsumohet menjëherë pas përgatitjes. Në rast të kundërt, ushqimin e përgatitur duhet ta vendosni në frigorifer në +4 ° C dhe ngrohni atë para se ta konsumoni në +100 ° C.

Shmangni produktet të cilat nuk janë të përgatitura termikisht, dhe bëni kujdes me konsumin e akulloreve dhe kremrave të ndryshëm.

Temperaturat e larta dhe lagështia në periudhën e verës mundësojnë rritjen e përshpejtuar dhe zhvillimin e baktereve tek ushqimet.

Një arsye tjetër është rritja e aktiviteteve tek njerëzit. Në verë, është shumë më e zakonshme të gatuani jashtë, të shkoni në piknik ose në kamp. Kështu, kriteret e kuzhinës dhe higjenës (frigorifer, termostat për kontrollimin e gatimit, pjatalarëse) janë në nivel më të ulët.

Zakonisht përballemi me helmimet nga salmonela, por edhe me stafilokok dhe Escherichia coli. Ushqimet përgjegjëse për prishjen e stomakut janë: mishi, produktet e qumështit dhe vezët. Por, mikroorganizmat e rrezikshëm mund të fshihen edhe tek frutat dhe perimet e freskëta nëse nuk i ruajmë dhe i lajmë siç duhet.

Simptomat e helmimit nga ushqimi:

  • të vjella
  • diarre
  • ngërçe ose dhimbje në pjesën e barkut
  • mungesë energjie ose ndjenjë dobësie
  • humbje e oreksit
  • rritje e temperaturës
  • dhimbje në pjesën e muskujve

Rekomandime:

  • Konsumoni ushqim të sigurt dhe ujë të pijshëm.
  • Konsumoni vetëm ushqim që gatuhet mirë dhe shërbehet menjëherë
  • Konsumoni fruta dhe perime të lara mirë me ujë të pastër dhe të bollshëm ose të qëruara.
  • Pini ujë ose pije të gazuara të mbyllura në shishe si dhe kafe ose çaj shumë të nxehtë.
  • Përdorni akull të bërë nga uji në shishe ose ujë i dezinfektuar.
  • Lani duart shpesh dhe për një kohë të gjatë me ujë dhe sapun.