00389 2 3091 484
4 Prill, 2023
Kur flasim për shkaqet e mundshme të goditjes në tru, një prej tyre është ekzistenca e vrimës në zemër pra foramen ovale persistente ose e njohur edhe si PFO.
Ky defekt në zemër (foramen ovale) ekziston si i tillë që në zhvillimin embrional. Pas lindjes, ky defekt humbet tek rreth 80% e njerëzve. Tek pjesa tjetër, hapja (vrima në zemër) mbetet dhe përfaqëson një rrezik potencial për goditje në tru.
Gjatë zhvillimit embrional, gjaku nga atriumi i djathtë kalon përmes foramen ovale në atriumin e majtë, nga ku hyn në qarkullimin sistemik përmes barkushes së majtë. Kjo ndodh sepse fetusi nuk i përdor mushkëritë për frymëmarrje, kështu që nuk ka nevojë për qarkullim në mushkëri.
Foramen ovale mbyllet gjatë javëve të para pas lindjes, por ndonjëherë mundet edhe më vonë. Gjatë lindjes, kur fëmija merr ajër, mushkëritë zgjerohen, presioni në zemrën e djathtë zvogëlohet, qarkullimi i gjakut në atriumin e majtë rritet. Kjo rrit presionin në atriumin e majtë dhe shkakton mbylljen funksionale dhe më pas anatomike të foramen ovale.
Kjo hapje ndodh tek 20% e popullsisë. Edhe pse konsiderohet një defekt i lindur, nuk është një defekt në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse septumi midis dy atriumeve ekziston, por nuk është i plotë.
Zakonisht foramen ovale mund të shfaq simptoma klinike, të tilla si:
Arsyeja e shfaqjes së këtyre simptomave është formimi i një embolie paradoksale (masë, ajër ose gjak i mpiksur). Embolia nga sistemi venoz, përmes hapjes (foramen ovale) kalon nga atriumi i djathtë në atriumin e majtë, pastaj në barkushen e majtë, në aortë dhe në arteriet e trurit, ku shkakton ngushtim/bllokim, dmth. okluzion që shkakton dhimbje koke dhe/ose goditje në tru.
Hapja, domethënë PFO, është klinikisht e rëndësishme kur është më e madhe se 4 mm.
Defektet e vogla në fëmijëri nuk shkaktojnë asnjë simptomë. Hapjet mesatarisht të mëdha dhe ato të mëdha mund të mos shkaktojnë simptoma. Shpesh, goditja në tru është simptoma e parë me të cilën personat me PFO të padiagnostikuar paraqiten tek mjeku.
Dyshimi i parë për ekzistencën e PFO (foramen ovale persistence) vërtetohet nga ekokardiografia. Ekokardiografia transtorakale është një metodë joinvazive, gjatë së cilës konstatohet ekzistenca e një defekti të vogël në septumin interatrial. Mund të ekzistojë si një defekt i vetëm ose në kombinim me defekte të tjera. Hapi tjetër është Doppleri transkranial. Duke përdorur një test me flluska, përcaktohet prania ose mungesa e flluskave në arteriet cerebrale, duke mundësuar kështu konfirmimin e pranisë së PFO.
Nëse testi rezulton pozitiv, është e nevojshme që pacienti të bëjë rezonancën magnetike të trurit, me anë të së cilës do të bëhet përcaktimi i ndryshimeve në tru. Nëse ka ndryshime në tru, atëherë pacientit i indikohet mbyllja e PFO (vrimës në zemër).
Bëhet mbyllje perkutane me ndihmën e një mjeti të vogël, i cili ndryshe njihet si”çadër/ombrellë. Bëhet futja e katetrës përmes venës inguinale e cila mbërrin deri në zemër, ku vendoset pajisja që bën mbylljen e këtij defekti. Me mbylljen e PFO parandalohen goditje të tjera në tru tek personat të cilët kanë pasur më parë një goditje nga shkaqe të panjohura. Rreziku i komplikimeve nga vetë ndërhyrja është i vogël.
Pacientët me PFO të mbyllur kanë zgjidhje të simptomave dhe një prognozë të ngjashme me popullatën e shëndetshme.
Rreziku nuk mund të reduktohet, por nëse keni dhimbje koke, veçanërisht migrenë, ose keni pasur një goditje me origjinë të panjohur, është e nevojshme të bëni shqyrtimet e nevojshme të rekomanduara nga mjeku.
Mbyllja perkutane e foramen ovale persistente është një procedurë rutinë në spitalin tonë. Deri më tani ekipi ynë ka kryer me sukses mbi 1000 ndërhyrje të tilla.