00389 2 3091 484
Gusht 08,2022
Z. Ivan Slavkov është pacienti ynë për më shumë se 20 vjet dhe siç thotë edhe ai vetë jeton një jetë të dytë.
E falënderojmë për besimin ndaj ekipit tonë gjatë gjithë këtyre viteve dhe i urojmë shëndet dhe jetë për shumë vite të tjera.
Lexoni në vijim rëfimin e Z. Ivan Slavkov
Unë jam Ivan Slavkov nga Shkupi, pacient i Dr. Zhan Mitrev që nga muaji maj i vitit 2000. Që në atë kohë jam operuar nga ekipi i Dr. Zhan Mitrev me 4 bajpasa dhe anevrizmë në barkushen e majtë, dmth është kryer ventrikuloplastikë. Në atë kohë isha një nga pacientët më kritikë dhe të gjithë mjekët në deaprtamentin e kardiologjisë në klinikën shtetërore nuk besonin se do të mbetesha gjallë, ngritën duart lart dhe thanë se do të vdisja dhe se nuk mund të operohesha. Dr. Zhan Mitrev me ekipin e tij një muaj pas infarktit (infarkti ishte infarkt masiv) pranoi të më operonte, më tha se operacioni kishte rrezik të madh por unë i’u përgjigja se nuk kisha cfarë të humbisja, mundej vetëm të fitoja nga kryerja e operacionit. Dhe gjithcka rezultoi ashtu. Fitova! Që në atë kohë e derimë tani kanë kaluar 22 vjet dhe 3 muaj jetë. Kjo është jeta ime e dytë falë Dr. Zhan Mitrevit si specialist dhe ekipit të tij në atë kohë. Por edhe më pas, kam kryer kontrolle të rregullta këtu deri sot e kësaj dite. Stafi i kësaj klinike më mban në jetë dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë – shprehet Z. Ivan Slavkov.