00389 2 3091 484
Qershor 06,2023
Borçe Makalovski nga qyteti i Prilepit, si pasojë e një çrregullimi endokrinologjik pas përjetimit të stresit u përball me probleme të rënda shëndetësore, diabet, kolesterol dhe probleme me zemrën. Nga një person normal me një mënyrë jetese aktive, shndërrohet në një person me probleme psikologjike dhe mbipeshë të madhe trupore.
Për të luftuar gjendjen e tij dhe për ta rimarrë jetën në duart e tij, ai iu drejtua klinikës Zhan Mitrev, ku nën mbikëqyrjen e një ekipi ndërdisiplinor të përbërë nga endokrinologë, psikologë, internistë dhe fizioterapistë, nisi betejën e tij për një shëndet më të mirë. Pesha mbi 290 kilogramë e komplikoi rëndë gjendjen e tij dhe jetën e tij në përgjithësi si nga pikëpamja psikologjike edhe nga pikëpamja e paaftësisë për të lëvizur dhe problemeve me zemrën, gjë që i ka shkaktuar atij probleme të tjera shoqëruese.
Aleksandra Todorovska nga qyteti i Shkupit 2 vitet e fundit ka qenë pothuajse në gjendje të palëvizshme dhe për shkak të mbipeshës trupore është drejtuar në Klinikën Zhan Mitrev për trajtimin e kësaj gjendjeje dhe të gjitha sëmundjeve të tjera shoqëruese të shkaktuara prej saj.
Të dy pacientët u vendosën në programe të individualizuara, të përshtatura për t’i ndihmuar ata. Falë këmbënguljes së Z. Borçe dhe Znj. Aleksandra, sigurisht me ndihmën dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekipit të mjekëve, psikologëve dhe fizioterapistëve, rezultatet tashmë janë të dukshme. Pas një muaji qëndrimi në spital, ata nuk janë më në karrige me rrota, por lëvizin vetë, të lumtur dhe të emocionuar për mundësinë e një jete të re.