00389 2 3091 484
Nëntor 11,2020
Rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve, dmth. rritja e ndërgjegjësimit për kancerin e prostatës tek meshkujt
Tek meshkujt e rritur, prostata është aq e madhe sa një arrë ose gështenjë. Ndodhet poshtë fshikëzës së urinës, në bazën e organeve gjenitale mashkullore dhe pikërisht përpara anusit. Uretra kalon përmes mesit të prostatës, duke zbrazur urinën nga fshikëza, në rrugën drejt majës së penisit.
Prostata sekreton lëng që është pjesë përbërëse e spermës gjatë ejakulimit.
Sëmundja më e zakonshme beninje e prostatës është hiperplazia beninje e prostatës (BPH). Prevalenca e BPH rritet progresivisht nga dekada e katërt me një prevalencë prej 8% deri në 82% në dekadën e tetë të jetës.
Në europë por edhe tek ne ka një rritje drastike të numrit të pacientëve me karcinomë në prostatë. Në Maqedoni, kanceri i prostates është i treti në rradhë përsa i përket sëmundjeve kancerogjene tek meshkujt. Kryerja e kontrolleve të rregullta, mundësojnë diagnostikimin dhe shërimin e tyre në kohë.
Ekzaminimet të cilat duhet të kryhen janë: anamneza (historia mjekësore), ekzaminimi fizik i abdomenit, ekzaminimi dixhital i prostatës, ekotomografia e UGT-së, ekzaminimi trans-rektal me ultratingull (TRUS) i fshikëzës dhe prostatës. Më pas vijon ekzaminimi i urinës, urinokultura, spermokultura, sekretimi i prostatës, gjaku, PSA totale, PSA i lirë, urografia CT dhe si ekzaminimi më i fundit dhe më i sofistikuar kryhet rezonanca magnetike (MRI) e prostatës.
Rezonanca magnetike (MRI) e prostatës është një ekzaminim ambulator jo-invaziv që përdor fusha magnetike, valë radiologjike dhe aplikacione softuerësh kompjuterikë për prodhimin e imazheve të prostatës me cilësi jashtëzakonisht të lartë. Ky ekzaminim nuk është i dëmshëm dëmshëm, dhe mundëson vizualizimin më të mirë të prostatës, zbulon kancerin e prostatës në fazë të hershme, dhe në rast të zbulimit të tij, mundësohet TNM staging, dmth përhapja e kancerit dhe përfshirja e mundshme e strukturave anatomike fqinje.
Nuk kërkohet asnjë përgatitje paraprake e pacientit para kryerjes së ekzaminimit me MRI të prostatës. Zakonisht, pacienti në rast se pëdorë terpai mjekësore, mund ta marrë atë rregullisht, dhe nëse pacienti ka klaustrofobi duhet t’i sinjalizohet mjekut në mënyrë që para ekzaminimit pacientit ti jepet qetësues ose me kërkesën e vetë pacientit ekzaminimi mund të kryhet nën ndikimin e anestezisë.
Për pacientët të cilët kanë të implantuar në trup mjete ndihmëse mjekësore si stimulues kardiak, defibrilator zemre, implante metali ortopedike, etj., duhet të tregohet vëmendje e veçantë dhe para kryerjes së këtj ekzaminimi pacienti duhet patjetër të infomojnë mjekun nëse ka të implantuar ndonjë nga këto mjete, për të shmngur çdo komplikim të mundshëm.
Dr. Xvonko Atanasov
Specialist në radiodiagnostikë