00389 2 3091 484
17 Shtator, 2019
Rinisa që në ditën e saj të parë të lindjes u përball me problem shëndetësor tepër serioz, problem i cili për të kishte të bënte me jetën ose vdekjen. Pa dëshirën e saj, që në momentin kur erdhi në jetë filloi të luftonte për të, të luftonte me gjithë forcën e saj në një betejë në të cilën ishin të rëndësishme madje edhe sekondat.
Rinisa lindi më 1 gusht në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë dhe u soll në klinikën tonë me datë 2 gusht. Urgjenca e situatës nuk lejonte vonesa apo hezitime ne lidhje me faktin se cfare duhet bere. Menjehere i eshte bere përcaktimi se Rinisa eshte e varur nga oksigjeni dhe ka qene motivi fillestar për kalimin e saj në Klinikën e Sëmundjeve Pediatrike në Shkup. Atje, pas analizave dhe ekokardiografisë, u zbulua se ajo kishte një defekt të rëndë të lindur të zemrës, Rinisa kishte transpozim të enëve të kryesore të gjakut dhe menjëherë pas këtij konstatimi eshte transferuar në Zan Mitrev Clinic. Që në momentin e parë të mbërritjes në klinikën tonë, ekipi i mjekëve tanë menjëherë filloi përgatitjet për realizimin e trajtim operativ.
-Reaguam menjëherë në mënyrën e duhur sepse një gjendje e tillë, me një defekt i tillë në zemër, kërkon reagim të menjëhershëm pasi në të kundërt mund të ketë pasoja fatale. Pas mbërritjes së pacientes së vogël, menjëherë filluam me terapinë dhe me realizimin e të gjitha analizave paraoperative sipas protokollit në mënyrë që foshnja të mund të futet në sallën operacionit. Gjatë orëve të para të ditës së nesërme, Rinisa u dërgua në sallën operative në të cilën u realizua ky operacion tepër specifik nga ana e ekipit multidisiplinar të mjekëve tanë. Pas intervenimit, sfida vazhdonte për ekipin tonë, raste të tilla me anomali kongjenitale të zemrës tek foshnjat kanë një shkallë të ulët të mbijetesës në të gjitha qendrat e zhvilluara kardiokirurgjike në mbarë botën. Me sfida të mëdha postoperative jemi përballur edhe ne si pediatër. Megjithatë, maksimumi i dhënë nga ana jonë ka dhënë frutin e saj, kështu që Rinisës iu dha mundësia të përjetonte përsëri kthimin e saj në shtëpi madje në gjendje super të mirë. Ajo tashmë gëzon shëndet të plotë, ka zhvillim me parametra normal të peshës trupore. Mjafton të përmendim që ajo u prit në spitalin tonë me 60% ngopje me oksigjen dhe tani ajo kthehet në shtëpi me 100% ngopje të oksigjenit. Tani ajo është një bebe shumë e shkathët, e gëzuar dhe gëzon shëndet të plotë jo vetëm për kënaqësinë tonë, mbi të gjitha për kënaqësinë e prindërve të saj të cilët me padurim presin të kthehen sëbashku në shtëpi dhe ti dhurojnë asaj të gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë e qënjes së tyre. Për ne, tashmë mbetet ta ndjekim atë në kontrollet e saja të rregullta dhe të na nderojë me praninë e saj, ta shikojmë atë të rritet” – shprehet Dr. Jordanka Maxhoska, pediatre në klinikën tonë.
“Ky është një sukses i madh, para së gjithash për shpëtimin e jetës së foshnjës , për ekipin tane te mjekëve dhe të gjithë stafin që punon këtu dhe natyrisht për të gjithë vendin tonë pasi me realizimin e suksesshem te nderhyrjeve te tilla,ne barazohemi me qendrat me te larta në nivel botëror të cilat kanë pëvojë të gjatë në kirurgjine kardiake për fëmijë.
Kjo është një tjeter dëshmi ne listen tone te madhe e cila tregon se në klinikën tonë punohet me një program të shkëlqyer kardiokirurgjikal dhe postoperativ. Kete e tregon vete fakti qe nje muaj pas realizimit te suksesshem te ketij operacioni kompleks Risia e vogël kthehet plot shëndet në shtëpinë e saj” – shtoi Dr. Maxhoska
“Falenderojmë të gjithë ekipin, veçanërisht doktor Zhan Mitrev i cili shpëtoi jetën e vajzës tonë. Kemi kaluar kohë të vështira. Sidoqoftë, ne e dinim thellë se ishim në vendin e duhur dhe se foshnja jonë do të merrete kujdes të plotë shëndetësor. Ne e shohim këtë spital si shtëpinë e dytë të vajzës sonë. Ajo dikur lindi në një spital në Strugë, me pas përsëri iu dha jete këtu në Zan Mitrev Clinic. Jemi tepër të lumtur që më në fund po kthehemi në shtëpi sëbashku me vogelushen tonë të dashur” – shprehet nëna para daljes nga departamenti në të cilin qëndronte Risia.