00389 2 3091 484
16 Janar, 2024
Riniti është një gjendje shumë e zakonshme që ndikon në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Ka dy lloje të rinitit: alergjik dhe joalergjik (vazomotor).
Në rastin e rinitit alergjik, sistemi imunitar gabimisht identifikon një substancë si “sulmuese”, e cila në fakt është e padëmshme. Kjo substancë quhet “alergjen”. Sistemi imunitar i përgjigjet alergjeneve duke sekretuar histaminë dhe ndërmjetës/ mediatorë kimikë që zakonisht shkaktojnë simptoma që prekin hundën, fytin, sytë, veshët, lëkurën dhe gojën.
Riniti alergjik, në varësi të llojit të alergjenit, mund të jetë sezonal ose shumëvjeçar.
Riniti alergjik sezonal (ethet e barit) shkaktohet pothuajse gjithmonë nga prania e polenit në ajër. Mund të shfaqet në periudha të ndryshme të vitit.
Riniti alergjik, i cili shkaktohet nga alergjenët e pranishëm në ambiente të mbyllura, si p.sh.: zbokthi (shtresat e thata të lëkurës), pështyma e kafshëve, myku, mbetjet e marimangave të pluhurit dhe mbetjet e buburrecave/mizave të bukës, quhet rinit alergjik shumëvjeçar, sepse simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit.
Ndonjëherë simptomat alergjike mund të shkaktohen edhe nga irritues si tymi dhe erërat e forta ose ndryshimet në temperaturë dhe lagështi. Kjo ndodh sepse riniti alergjik shkakton inflamacion të mukozës së hundës, gjë që rrit ndjeshmërinë ndaj substancave që thithen.
Shumë njerëz që vuajnë nga riniti alergjik janë gjithashtu të prirur ndaj konjuktivitit alergjik, pra alergjisë së syve. Për më tepër, riniti alergjik mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek ata që kanë të dyja kushtet.
Të paktën një në tre persona me simptoma të rinitit nuk kanë alergji. Riniti joalergjik zakonisht prek të rriturit dhe shkakton simptoma gjatë gjithë vitit, veçanërisht rrjedhje nga hundët dhe bllokim/kongjestion. Kjo gjendje ndryshon nga riniti alergjik sepse sistemi imunitar nuk është i përfshirë.
Në klinikën tonë janë të disponueshme testet alergjike për diagnostikimin e gjendjes tuaj, gjithashtu mjekët tanë ju qëndrojnë në dispozicion për t’ju ndihmuar të zgjidhni ose lehtësoni simptomat.
Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484