Ritmi i qetë i zemrës me anë të studimit elektrofiziologjik

Doza e shëndetit ditor

Prill 04,2021

Elektrofiziologjia është shkenca që studion vetitë elektrike të qelizave dhe indeve në një organizëm.

Çfarë është studimi elektrofiziologjik?

Studimi elektrofiziologjik është një ekzaminim invaziv që përdoret për të vlerësuar, diagnostikuar dhe trajtuar ritmet jonormale të zemrës tek pacientët.

Gjatë këtij ekzaminimi, mjeku ekzaminon sistemin elektrik të zemrës me ndihmën e disa telave të veçantë, të quajtur katetera të elektrodave, të vendosura në zemër, përmes të cilave regjistrohet elektrokardiogrami intrakardiak. Këto katetra të elektrodave vendosen përmes tubave të vendosura në venat e këmbës (në zonën e bikinit), krahë, shpatull ose qafë.

Katetrat e elektrodave përdoren për të matur sinjalet elektrike që gjeneron dhe përçon zemra gjatë funksionimit të saj. Në të njëjtën kohë, sinjalet elektrike dërgohen përmes të njëjtave tela në zemër me qëllim për të riprodhuar ritmin jonormal të zemrës.

Përse kryhet studimi elektrofiziologjik?

Këto teknika themelore ekzaminojnë një numër çrregullimesh të ritmit të zemrës dhe përdoren për të vlerësuar efektivitetin e trajtimit të ilaçeve në disa gjendje të aritmisë.

Konkretisht:

– Studimi i EF zakonisht bëhet për të trajtuar takikardinë tashmë të konfirmuar si dhe për të gjetur burimin e ritmit të parregullt të zemrës tek pacienti.

– Studimi i EF rekomandohet gjithashtu për të vlerësuar efektivitetin e ilaçeve të përshkruara në trajtimin e ritmit të parregullt të zemrës, si dhe për të vlerësuar shkaqet e humbjes së vetëdijes, palpitimeve…

– Studimi i EF rekomandohet gjithashtu për përcaktimin e shkaqeve të tjera që shkaktojnë funksionim jonormal të zemrës dhe që nuk mund të përcaktohen nga metoda të tjera jo-invazive