Roli i osteodensitometrisë (DEXA scan) në përcaktimin e gjendjes së kocvave

Doza e shëndetit ditor

21 Dhjetor, 2020

Osteodensitometria është një metodë me të cilën bëhet matja e dendësisë minerale të kockave ose cilësisë e kockave. Regjistrimi është i shkurtër, jo invaziv dhe pa dhimbje.

Zakonisht regjistrohet këllku i majtë dhe pjesa kurrizore lumbale (nga rruaza e parë deri në rruazën e katërt lumbale).

Tek disa kushte të caktuara, kur bëhet fjalë për operacion të mëparshëm në shtyllën kurrizore ose nëse ajo ka ndryshuar ndjeshëm në mënyrë degjenerative, bëhet regjistrimi i të dyja  këllçeve.

Nëse ka protezë në këllkun e majtë, këllku bëhet regjistrimi i këllkut të djathtë, dhe nëse ka proteza në të dyja këllçet, regjistrohet vetëm shtylla kurrizore.

Gjithashtu, tek pacientët që kanë nivele të larta të hormonit paratiroid në gjak, pacientët që kanë një peshë trupore mbi 150 kg ose në rastet tek të cilat për ndonjë arsye tjetër skanimet standarde DXA nuk mund të kryhen (protezë e të dyve si dhe ndryshime të theksuara degjenerative në shpinë), atëherë kërkohet imazhi apo regjistrimi i parakrahut,

Pajisja jonë moderne ka edhe dy pajisje ndihmëse që ndihmojnë për të përcaktuar dhe vendosur nëse do të fillohet me terapinë. Bëhet fjalë për FRAX score, i cili mundëson llogaritjen për rrezikun 10-vjeçar të frakturave të këllkut dhe frakturave kryesore osteoporotike  me anë të llogaritjes së faktorëve të rrezikut.

Një tjetër mjet ndihmës i kësaj pajisje është TBS, i cili bazuar në skanimin e bërë tashmë DEXA scan na njeh me cilësinë e kockave.

Regjistrimi bëhet në një aparat fotografik Hologic, gjenerata e fundit që ka instaluar softuer për rezultatin FRAX score dhe TBS.

Nuk kërkohet përgatitje e veçantë për krzerjen e osteodensitometrisë.

Rekomandohet të vishni rroba që nuk kanë pjesë metalike në zonën që do të regjistrohet (shpinë, mes, dhe këllk).

Indikacionet e zakonshme për kryerjen e osteodensitometrisë:

  • Të gjitha gratë mbi moshën 65 vjeç dhe meshkujt mbi 70 vjeç, pavarësisht nga faktorët e rrezikut ndaj frakturave
  • Gratë në menopauzë dhe burrat nga mosha 50-69 vjeç me faktorë të pranishëm rreziku, pa fraktura
  • Pacientët që kanë përjetuar fraktura për shkak të ndonjë traume të vogël (gjatë rënies).

Kundërindikimet e osteodensitometrisë:

  • Nuk duhet të kryhet tek gratë shtatzëna (për shkak të faktit se pajisja DXA (dexa) është njehsor i thithjes së rrezeve X).
  • Nuk duhet të kryhet tek pacientët të cilët kohët e fundit kanë kryer regjistrime apo skanime me substanca kontrasti ose kanë marrë terapi radioaktive, ky regjistrim duhet të shtyhet derisa këto substanca të eliminohen nga trupi.
  • Duhet gjithashtu të theksohet se suplementet e kalciumit nuk duhet të merren ditën e regjistrimit, pasi mund të pengojnë në përcaktimin e saktë të gjendjes së kockave.

Në klinikën tonë, osteodensitrometria bëhet nga teknologë të trajnuar dhe rezultatet përpunohen nga ekipi i mjekëve të edukuar dhe trajnuar për osteodensitometri, të cilët do t’ju japin terapinë dhe trajtimin e përshtatshëm.