00389 2 3091 484
Prill 04,2021
Laboratoria biokimike në Spitalin klinik Zhan Mitrev mundëson testin e ri sasior IgG SARS – CoV-2 me anë të marrjes së mostrës së gjakut.
Testi IgG për zbulimin e antitrupave mund të na ndihmojë:
Më saktësisht, me anë të këtij testi zbulohen antitrupat IgG, duke përfshirë edhe antitrupat neutralizues në pjesën e receptorit lidhës (RBD) S1 mbi njësinë “spike” të proteinës së SARS-CoV-2, si dhe bëhet matja e përqendrimit të ashtuquajturve antitrupa IgG neutralizues ndaj COVID -19 nga prodhuesi Abbott – si gjenerata më e re e këtij lloj testi.
Testi është i çertifikuar nga CE, i aprovuar nga FDA. Ka ndjeshmëri dhe specifikë jashtëzakonisht të lartë klinike.
Testi IgG SARS-CoV2 spike protein kushton 1200 denarë dhe është i disponueshëm pa rezervim të terminit