00389 2 3091 484
Ndjeni mbështetjen, kujdesin dhe vëmendjen tonë në çdo hap.
Themelues dhe kryetar i bordit të drejtorëve
Drejtor mjekësor
Drejtor për menaxhimin dhe akreditimin e proceseve
Drejtor për cilësisë dhe parandalimin e IHI
Drejtor për sektorin administrativ
Drejtor për shërbimet ligjore dhe burimet njerëzore
Drejtor i sektorit të financave
Anëtar i Bordit të drejtorëve
Anëtar i Bordit të drejtorëve
Kryeinfermiere
Të kontribuojmë në përmirësimin e shëndetit të pacientëve tanë dhe rritjen e kënaqësisë së tyre duke ofruar kujdes më të mirë për çdo pacient përmes shërbimeve të nivelit më të lartë shëndetësor, edukimit të vazhdueshëm dhe aplikimit të metodave më të fundit në procesin e përgjithshëm të punës.
QENDRA E EKSELENCËS
Lider kombëtar dhe rajonal në ofrimin e shërbimeve të larta shëndetësore dhe kujdesit të patëmetë, gjithmonë zgjedhja e parë e pacientëve dhe partnerit të tyre të besuar.
BESIMI, ANGAZHIMI, EKSPERTIZA, INOVACIONI, INTEGRITETI
Pacienti është në qendër të vëmendjes sonë. Diagnoza, trajtimi dhe kujdesi për të është thelbi i të gjitha aktiviteteve tona, vazhdon edhe pasi pacienti largohet nga klinika. Ne ndërtojmë partneritet me pacientët dhe ky është përfitimi ynë dhe i tyre më i madh, të cilin e ruajmë dhe e përmirësojmë vazhdimisht, sepse zgjidhja e sfidave shëndetësore është qëllimi ynë.
Zan Mitrev Clinic, në fillim i emëruar si Spital i specializuar për sëmundje kirurgjike “Filipi i Dytë”, i vendosi themelet e shërbimeve bashkëkohore mjekësore në vitin 1999, pas adaptimit dhe rinovimit të një pjese të marrë me qira nga Spitali ekzistues ushtarak në Shkup. Zyrtarisht, spitali ishte i hapur më 01 mars, të vitit 2000.
Megjithatë, starti mjekësor i spitalit është shënuar me operacionin e parë bajpas në Republikën e Maqedonisë, i udhëhequr nga ana e akademikut, dr. Zan Mitrev. Prej datës 01 mars të vitit 2000 fillon të shkruhet historia e shëndetësisë maqedonase, epokë e re në kirurgjinë maqedonase kardiovaskulare.
Kapaciteti, specialitetet dhe faktet e tjera për spitalin tonë mund të shihen më së miri përmes numrave.
Plani ynë korporativ për transformimin e kujdesit spitalor mbart 3 objektiva kryesore:
RUAJTJEN E NIVELIT TË LARTË TË CILËSISË NË TRAJTIMIN INDIVIDUAL TË PACIENTËVE
ZHVILLIMIN E PASIONIT TONË PËR TË QENË UDHËHEQËS TË SHKENCËS
PËRMIRËSIMIN I SHËNDETIT TË KOMUNITETIT TONË PËRMES PARTNERETIT DHE BASHKËPUNIMIT
Klinika është bartëse e tre akreditimeve të njëpasnjëshme nga Joint Commission International* të konfirmuara me vulën e artë si dëshmi e aplikimit të standardeve më të larta për një institucion shëndetësor përsa i përket aspektit të cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe kujdesit për sigurinë e pacientit.
* JCI u krijua në Amerikë në 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe certifikon objektet mjekësore në mbarë botën. Akreditimi i marrë nga JCI konsiderohet si standardi i artë në kujdesin shëndetësor global për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së pacientit.
Ekspertiza, përkushtimi dhe kujdesi ynë i patëmetë për pacientin, i cili është gjithmonë në qendër të veprimeve tona, kanë kontribuar për të qenë një partner i besuar gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, për të cilin jemi pafundësisht mirënjohës.