00389 2 3091 484
3 Shkurt, 2023
Si pjesë e programit Erasmus Plus EU, spitali ynë, së bashku me Klinikat Universitare të Roterdamit, Vjenës dhe Barcelonës, morën një grant shumëvjeçar për të testuar simulimin e realitet virtual. Ky simulim ka për qëllim edukimin në fushën e kardiokirurgjisë, konkretisht: përfshirjen dhe përjashtimin e pacientëve nga qarkullimi ekstrakorporal, si dhe reanimimin kardiopulmonar pas ndërhyrjes kardiokirurgjike.
Ky projekt nënkupton pjesëmarrjen aktive të specializantëve tanë të kardiokirurgjisë Dr. Simona Patçeva dhe Dr. Gorazd Konjanovski, nën mbikëqyrjen e prof. Dr. Milka Klinçeva dhe ka për qëllim edukimin dhe zbatimin praktik të asaj që është mësuar.
Simuluesi përbëhet nga syze me anë të të cilave shihet realiteti virtual, këto syze janë të lidhura me dy mjete të tjera që mbahen në duar dhe softueri i veçantë monitorues transmeton lëvizjet e specializantit në trupin e pacientit virtual.
Ky projekt ndërkombëtar për aplikimin e simuluesit të realitetit virtual për edukimin dhe trajnimin e kardiokirurgëve të rinj ka disa përparësi. Një prej tyre është fakti që bëhen prova të shumta, të përsëritura ku mund të mësohet nga gabime të mundshme pa rrezikuar realisht jetën e pacientit.
Aplikimi konkret dhe përhapja e gjerë e kësaj mënyre edukimi dhe trajnimi me simulues të RV kudo në botë pritet të ndodhë në vitet e ardhshme.
Ekipi ynë është shumë i lumtur që mund të kontribuojë dhe gjithashtu është ndër përdoruesit e parë të metodave më të fundit të trajnimit.