Sa i shëndetshëm është përdorimi i vajit të lirit në ushqimin e përditshëm?

Doza e shëndetit ditor

Shkurt 02,2020

Liri si kulturë filloi të datojë në 4000 – 2000. Para eres se re në vendet e Mesdheut dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme. Që nga fillimi vlera e kësaj farë ishte shumë e lartë dhe kryesisht përdorej në kuzhinë. Vaji i lirit ka një ngjyrë të verdhë të lehtë që përftohet nga fara e kësaj bime. Eshtë vaj i ftohtë i shtypur pa përbërës kimikë (ekstra i virgjer), i marrë nga shtypja e ftohtë e farave. Të gjitha velrat ushqyese dhe shëndetësore që permban fara  gjenden edhe në vajin e lirit, pasi procesi i presimit (shtypjes) së ftohtë, e cila bëhet në temperaturë jo më të lartë se 40 gradë Celsius, ruan të gjitha vlert ushqyese.

Vlerat ushqyese të vajit të lirit me presim të ftohtë:

  • Burim i përkryer i omega 3 dhe 6 acideve yndyrore
  • Ndihmon në ruajtjen e një niveli normal të kolesterolit të keq
  • Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut
  • Ndihmon në mbështjen e rritjes dhe zhvillimit normal të fëmijëve
  • Ka efekt pozitiv në reduktmin e peshës trupore
  • Ndihmon në ruajtjen e shikimit, trurit, nyjeve dhe kockave të shëndetshme
  • Rekomandohet të përdoret në ushqimin e përditshëm për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë me gji

 

Si ta përfshijmë atë në përdorim të përditshëm?

Vaji i lirit mund të konsumohet në një larmi ushqimesh: me jogurt (kos), i përzier me djath lope ose me sallatë të freskët për një shëndet të mirë.

Vaji i lirit mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës: për trajtimin e inflamacioneve të ndryshme, djegieve, ekzemës, psoriazës, skuqjet dhe puçrrat. Ndihmon gjithashtu në hidratimin e lëkurës në rastet e tharjes së saj.

Nëse vendosni ta përdorni për shkak të burimit të tij të pasur të acideve yndyrore omega-3, rekomandohet konsumi ditor i tij prej 2-4 lugë gjelle për personat e rritur.

Informacione të dobishme rreth acideve yndyrore omega 3:

Yndyrnat Omega 3 janë një pjesë thelbësore e mbajtjes së një trupi të shëndetshëm dhe jetik. Burimi më i mirë i kësaj yndyre është peshku dhe farat e lirit. Farërat dhe arrat janë burim i mirë i yndyrave omega-3.
Ekzistojnë tre lloje të acideve yndyrore omega-3: EPA (acid eikosapentaenoik), DHA (acid dokosahexaenoic), dhe ALA (alfa-linoleik) acide yndyrore esenciale.

Tek ushqimet vegane rekomandohet vaji i farave të lirit të pasura me yndyrna omega-3 të domosdoshme për shëndetin dhe mirëqenien e trupit. Vaji i lirit përmban acide yndyrore të ALA me zinxhir të shkurtër. Acidet yndyrore ALA janë blloqet themelore të ndërtesave të acideve yndyrore EPA dhe DHA që mund të prodhohen / sintetizohen në trupin tonë. Me këto të dhëna acidet yndyrore ALA janë burimi më i mirë i yndyrave omega-3 dhe gjenden vetëm në vajin e farave të lirit ekstra të virgjër të shtypura në temperaturë jo më të lartë se 40 gradë Celsius.

Sipas rekomandimeve të OBSH-së (Organizata Botërore Shëndetësore), nevojat ditore të acideve yndyrore omega-3 variojnë nga 250mg-2000mg.

Tek personat me sëmundje koronare të zemrës dhe me rritje të nivelit të triglicerideve  rekomandohet marrja e acideve yndyrore omega-3 deri në 4000mg në ditë.