Shërbimet mjekësore

MJEKËSIA E TRANSFUZIONIT

Transfuzioni i gjakut dhe hemovigilanca

Transfuzioni i gjakut është procesi i marrjes së gjakut në venë. Zakonisht përdoret nëse pacienti ka gjakderdhje, ka anemi dhe çrregullime të koagulimit. Sipas praktikës moderne mjekësore, në spitalin tonë transfuzohet vetëm terapia me komponentë (koncentrati i eritrociteve, plazma, trombocitet dhe faktorët e koagulimit), e cila merret nga një njësi gjaku të plotë.

Hemovigilanca mbulon të gjitha aktivitetet në allkat e mjekësisë transfuzive nga dhuruesi i gjakut te marrësi. Këto procedura, të cilat janë imperative në praktikën tonë të përditshme, mundësojnë identifikimin dhe parandalimin e shfaqjes apo përsëritjes së efekteve anësore të lidhura me transfuzionin e përbërësve të gjakut për të rritur sigurinë dhe efikasitetin e transfuzionit të gjakut (OBSH).

Laboratori i imunohematologjisë

  • Përcaktimi i grupeve të gjakut dhe faktorit Rh tek të rriturit dhe të porsalindurit
  • Zbulimi i antitrupave – Testi Indirekt i Antiglobulinës (IAT) ose Testi Coombs
  • Zbulimi i antitrupave – testi i drejtpërdrejtë i antiglobulinës (DAT)
  • Testet e përputhshmërisë

Këto teste kryhen në mënyrë rutinore për çdo pacient përpara se të marrin një transfuzion ose para operacionit për të parandaluar reaksione serioze pas transfuzionit. Disa nga këto analiza bëhen gjatë shtatzënisë tek nëna dhe tek i porsalinduri.

Laboratori për hemostazë dhe trombozë

  • Koha e protrombinës
  • Koha e pjesshme e tromboplastinës
  • Koha e trombinës
  • Përcaktimi sasior i vlerës së fibrinogjenit

  • Testi i D – dimerit
  • INR e gjakut venoz dhe kapilar për terapi antikoagulante orale me vitaminë K antagonsti, ilaçe të cilat merren me plan (acenocumarol, warfarin)
  • Anti-Xa (për të përcaktuar dozën e heparinës duke përfshirë heparinën me peshë të ulët molekulare)
  • Ekzaminimi i funksionit të trombociteve
  • Testimi i veprimit të ilaçeve antitrombocitare (aspirinë, klopidogrel, ticagrelor, prasugrel)
  • Një pjesë e këtyre testeve janë teste rutinë të cilat bëhen para dhe pas operacionit për të diagnostikuar çrregullimet e hemostazës.

Ekzaminimi vaskular i sistemit venoz

  • Flebologjia është një specialitet mjekësor për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit venoz.

  • Ekzaminimi vaskular i sistemit venoz – Ekografia Doppler e venave të thella dhe sipërfaqësore është një metodë joinvazive në të cilën mjeku me ndihmën e sondës kalon lehtësisht nëpër lëkurën e ekstremiteteve duke ndjekur rrjedhën e qarkullimit venoz. Kamera që disponon ky aparat vizualizon ndryshimet e enëve të gjakut venoz, funksionalitetin e tyre si dhe praninë e trombeve në venat e thella dhe sipërfaqësore.

Mjekë të tjerë nga ky departament

Elena Ambarkova Villarova

Dr. Elena Ambarkova Villarova

Specialiste në tranfuziologji dhe flebologji

elena.ambarkova@zmc.mk

Shihni profilin