Shëndeti vjen nga goja

Doza e shëndetit ditor

29 Qershor, 2023

Ushqim i sigurt, jetë e sigurt

A e dini se?

Në mbarë botën, 1 nga 10 njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar? Fëmijët deri në 5 vjeç janë kategoria më e rrezikuar.

Çfarë është ushqimi i kontaminuar?

Ushqimi i kontaminuar përmban substanca dhe baktere të rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek njerëzit. Këtu përfshihen mikroorganizmat, pesticidet, mbetjet nga ilaçet të cilat përdoren për kafshët, xham/qelq dhe gurë të vegjël. Fermerët, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit duhet të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit të pastër dhe të pandotur.

Çfarë mund të ndërmarim ne për kontrollin e ushqimit në shtëpi?

  • Lani duart me sapun para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit
  • Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura në frigorifer, sepse mikrobet mund të shumohen shumë lehtë.
  • Mos lani mishin e pagatuar dhe shpendët me ujë. Mikrobet, nëse gjenden aty, nuk lahen, përkundrazi, mund të përhapen në sipërfaqet e punës, enët dhe ushqimet e tjera.
  • Mos hani ushqim që ka rënë në dysheme, sepse edhe prekja më e vogël mund të transferojë mikrobet në ushqim.

Nëse ushqimi është i sigurt, edhe ju jeni sigurtë. Siguria e ushqimit është në duart tuaja!

Informacione të rëndësishme:

  • Siguria e ushqimit dhe përdorimi i përshtatshëm i ushqimit janë të lidhura pandashmërisht të lidhura.
  • Rreth 600 milionë njerëz, pra çdo i dhjeti në botë, sëmuren nga përdorimi i ushqimeve të kontaminuara dhe rreth 420 mijë prej tyre vdesin.
  • 110 miliardë dollarë është humbja vjetore për sa i përket orëve të punës dhe kostove mjekësore në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
  • Fëmijët nën 5 vjeç përfaqësojnë 40% të totalit të prekur nga ky problem, duke rezultuar me 125,000 vdekje.