Shërimi i Xha Vanços nga koronavirusi, dhe bajpasi periferik në këmbë
Doza e shëndetit ditor
22 Tetor, 2020
Unë jam Vanço Çollkov nga qyteti i Shkupit, kam ardhur në Spitalin klinik Zhan Mitrev para më shumë se një muaj. Para se të vija këtu, kisha dhimbje gjoksi, nuk ndihesha aspak mirë dhe u shtrova në një nga spitalet shtetërore. Pas disa ditësh në spitalin shtetëror, kuptova se isha duke humbur shëndetin, po ndihesha gjithnjë dhe më keq. Ishte mëse e qartë se duhej të kërkoja një zgjidhje tjetër, të largohesha nga aty dhe të shkoja në një spital privat. I thashë gruas time se doja të transferohesha në Spitalin klinik Zhan Ata erdhën dhe menjëherë më transferuan këtu – kështu filloi dëshminë e tij Z. Çolkov.
Pacienti u soll në klinikën tonë në një gjendje të rëndë dhe me rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdesin intenziv flet për mënyrën se si filloi dhe vijoi trajtimi i këtij pacienti.
Pacienti Vanço Çolkov erdhi në klinikën tonë gjatë tunit të natës në gjendje të rëndë dhe kritike, me ngopje periferike 40% dhe tashmë me diagnozë të konfirmuar të “pneumonisë COVID”. Menjëherë filluam ti jepnim kujdesin e duhur në departamentin e kujdesit intensiv në Qendrën Covid, dhe menjëherë filluam procesin e hemofiltrimit me cito-sorp dhe filtrin Ogyris. Të gjitha parametrat laboratorike të marrë nga testi ishin karakteristikë e kësaj gjendjeje virale. Pacienti gjithashtu u vendos menjëherë në ventilim mekanik jo-invaziv me një maskë cipap të cilën e përballoi mjaftë mirë. Sidoqoftë, për shkak të gjendjes së përgjithshme të vështirë në të cilën gjendej, dhe e cila u dëshmua nga rezultatet radiologjike të mushkërive, edhe në maskën cipap, ngopja pariferike arriti deri në 70 – 75 % shpjegon Dr. Vuçkova.
Ajo shton se është një mrekulli se si pacienti e ka toleruar dhe përballuar atë ngopje dhe se si ai i ka kruer të gjitha aktivitetet fizike dhe rehabilituese për shërim.
Pas ditës së katërt, është vënë re një përmirësim i lehtë në gjendjes klinike të pacientit. Trajtimi vazhdoi edhe më tej me një gjendje humori të mirë të Xha Vanços, siç e thërrisnim gjatë gjëndrimit të tij në spitalin tonë. Ai mori 3 cikle radhazi të hemofiltrimit dhe trajtim 22 ditësh të kujdesit intensiv dhe më pas është kthyer në shtëpi me rezultat negativ të testit për COVID-19, me shëndettë mirë dhe të qëndrueshëm.
Por Xha Vanço u kthye përsëri në klinikën tonë pas dy javësh. Këtë herë bëhej fjalë për një tjetër problem shëndetësor i cili kishte të bënte me rrjedhjen e gjakut në këmbë. Problemi i tij me këmbët u zgjidh me anë të bajpasit periferik, dhe pas shërimit të tij për një kohë të shkurtër, ai u kthye në shtëpi.
Zan Mitrev Clinic i uron Xha Vanços shërim të plotë dhe shumë shëndet.
Lajme të lidhura
17.02.2025
Psikolog, psikiatër apo psikoterapist…? Ku duhet të drejtohem?
Psikolog, psikiatër apo psikoterapist…? Ku duhet të drejtohem? Cilin prej këtyre profileve duhet të kërkoj zgjidhjen e problemit tim? Po…