Shkaqet e mundshme të shfaqjes së dhimbjes së pelvisit tek gratë

Doza e shëndetit ditor

18 Dhjetor, 2019

Në rast se keni dhimbje në pjesën e poshtme të kërthizës, dhimbje barku ndërmjet zonës së poshtme të barkut dhe pjesës së siperme te kembeve, kjo gjendje zakonisht konsiderohet si dhimbje e pelvisit. Shkaqet e shfaqjes së kësaj dhimbje janë të ndryshme. Dhimbja në pelvis mund të shfaqet për shkak të ovulimit, për shkak të ndonjë çrregullimi digjestiv, apo për shkak të ndonjë problemi tjetër që shfaqet si shenjë treguese se është momenti për tu paraqitur tek mjeku.

Apendiksi

Apendiksi i irrituar apo infektuar manifestohet me dhimbje te forta ne pjesen e poshtme te barkut, vecanerisht ne anen e djathte, me te vjella dhe ethe. Në rast te shfaqjes se ketyre simptomave, menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Apendiksi i infektuar zakonisht kërkon intervenim të menjëhershëm. Në rast se shpërthen, mund të përhap infeksionin në të gjithë murin e brendshëm të barkut duke shkaktuar një gjendje të rëndë dhe të komplikuar për pacientin.

Ovulimi i shoqeruar me dhimbje

Shpesh herë ndodh që të ndjeni dhimbje gjate ciklit menstrual. Gjatë momentit të ovulimit vezorja lëshon qeliza vezore të shoqëruara me pak fluid dhe gjak, gjë e cila mund të shkaktojë irritim. Kjo ndjenjë në gjuhën gjermane quhet mittelschmerz – që do të thotë “dhimbje e mesme”. Kjo për faktin se dhimbja shfaqet në mes të ciklit menstrual, mund të shfaqet çdo muaj dhe ygjat vetëm për disa orë.

PMS dhe dhimbjet  gjatë ciklit menstrual

Zakonisht dhimbjet e shaktuara nga cikli menstrual shfaqen ne zonën e mesit dhe pjesës së poshtme të barkut. Këto dhimbje zakonisht zgjasin 1-3 ditë dhe shkaktohen për faktin se mitra çdo muaj ndërton një mbështjellë të indeve të njohur në gjuhën mjekësore si endometrium. Ketu embrioni mund te mbillet dhe te rritet. Në rast se nuk mbeteni shtatzënë, kjo mbështjellë copëzohet dhe nxirret nga trupi me anë të ciklit tuaj menstrual. Gjatë momentit kur mitra shtrëngohet për ti nxjerrë jashtë këto papasterti ju do të ndjeni dhimbje. Mundohuni ti qetesoni dhimbjet duke ngrohur pjesën e poshtme të barkut ose me anë të ndonjë ilaçi qetësues. Kryerja e ushtrimeve dhe shmangia e stresit gjithashtu ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve.

Shtatzënia jashtë mitrës

Shtatzënia jashtë mitrës ka të bëj me implantmin e embrionit jashtë mitrës dhe ku dhe fillon të rritet. Kjo gjendje zakonisht ndodh tek tubat fallopiane. Simptomat më të zakonshme të shtatzënisë jashtë mitrës janë: dhimbje të forta ose ngërç në pelvis (veçanërisht në njërën anë), gjakderdhje vaginale, marramendje dhe të vjella. Në rast se këto simptoma janë të pranishme tek ju, duhet menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore pasi një gjendje e tillë mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Dhimbja në pelvis është një shenjë paralajmëruese e pranisë së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Dy sëmundjet më të pranishme janë klamidia dhe gonorrea të cilat zakonisht shfaqen në të njejtën kohë dhe jo gjithmonë manifestohen me simptoma. Megjithatë ndonjëherë manifestohen me dhimbje, gjakderdhje periodike dhe rrjedhje anormale të vaginës. Gjithashtu e rëndësishme është që ta bindni partnerin tuaj të kontrollohet dhe të trajtohet në mënyrë që të shmangni transmetimin e infeksionit tek njëri-tjetri.

Sëmundja inflamatore e pelvisit

Kjo është një gjendje e cila gjithashtu shkaktohet si rezultat i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.  Sëmundjet inflamatore të pelvisit janë shkaku kryesor i infertilitetit tek gratë. Mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mitrës, vezoreve dhe tubave fallopiane. Shenjat treguese të kësaj gjendje janë dhimbja e barkut, ethet, rrjedhje anormale e vaginës, dhimbja gjatë marrëdhëneve seksuale apo gjatë urinimit. Rekomandohet marrja e menjëhershme e trajtimit të duhur mjekësor për të shmangur komplikime të tjera më serioze. Zakonisht, këto raste trajtohen me antibiotikë, por në raste më të komplikuara është i nevojshëm hospitalizimi i pacientit.

Cistet në vezore

Gjatë ovulimit vezoret lëshojnë vezë. Ndonjëherë folikuli nuk hapet për të lëshuar vezën, ose mbyllet pasi të lëshohet veza dhe të mbushet me lëndë fluide. Kjo shkakton një cist ovarian. Zakonisht janë të padëmshëm dhe zgjidhen në mënyrë spontane. Prania e tyre zakonisht shkakton dhimbje në pelvis, presion, ënjtje dhe fryrje barku. Dhe nëse cista shpërthen ose kthehet, mund të shkaktojë dhimbje të forta.

Tumori në mitër

Këto tumore shfaqen në murin e mitrës. Edhe pse  quhen tumore fibroide, ato nuk janë kancerogjene. Fibroidet janë të zakonshme tek gratë gjatë moshës 30 dhe 40 vjeçare. Zakonisht nuk shkaktojnë probleme. Por disa gra mund të kenë presion abdominal, dhimbje shpine, menstruacione të shoqëruara me dhimbje, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose vështirësi për të mbetur shtatzënë. Konsultohuni me mjekun tuaj për trajtimin apo mënjanimin e tyre.

Endometrioza

Tek disa gra ekziston ind i cili rritet jashtë mitrës dhe është i ngjashëm me indet që mbushin hapësirën e mitrës. Mund të shfaqet tek vezoret, tubat fallopiane, fshikëzën e urines, zorrët dhe pjesë të tjera të trupit. Gajtë periudhës së ciklit menstrual, këto gjendra indesh shpërbëhen. Por indi i cili rritet jashtë mitrës nuk ka asnjë mënyrë për tu shpërbërë. Kjo gjendje rrallë herë përbën rrezik por gjithësesi mund të shkaktojë dhimbje dhe të formojë inde mbresë që mund ta bëjnë të vështirë shtatzëninë. Ka disa mënyra trajtimi. Medikamente kundër dhimbjes, pilula kontraceptive, hormonet për të ndaluar ciklin menstrual, operacionin me prerje të vogla si dhe histerektomi (heqja e mitrës), të gjitha këto janë disa mënyra për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

Infeksioni i traktit urinar

Zakonisht kur ndjeni se keni nevojë për urinim të shpeshtë të shoqëruar me dhimbje apo djegie bëhet fjalë për prani të baktereve në traktin urinar. Kjo gjendje mund të trajtohet shpejt dhe mund të parandalohet shfaqja e komplikimeve më serioze. Në rast se infeksioni përhapet në veshka, mund të shkaktojë probleme serioze. Shenjat e infeksionit në veshka përfshijnë ethe, të përzjera, të vjella dhe dhimbje në njërën anë të pjesës së poshtme të shpinës.

Gurët në veshka

Këto gurë janë copëza kripe dhe minerale nga të cilat organizmi juaj mundohet të çlirohet duke I lëshuar ato me urinës. Ato mund të jenë aq të vogla sa një kokërr rërë por ndonjëherë mund të kenë madhësinë e një topi golf. Urina juaj mund të shndërrohet në ngjyrë rozë ose të kuqe nga prania e gjakut. Në shumicën e rasteve këta gurë mund të shkarkohen nga trupi me anë të urinimit por në disa raste të caktuara është i nevojshëm trajtimi mjekësor. Në rast se dyshoni se keni gurë në veshka konsultohuni patjetër me mjekun tuaj për të bërë shqyrtimet e nevojshme. Gjatë konsultimit mjeku juaj do t’ju japë terapinë e duhur, do tju rekomandojë të pini sa më shumë lëngje dhe do t’ju rekomandojë të merrni medikamente për qetësimin e dhimbjeve.

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

Shkaqet e shfaqjes së dhimbjeve gjatë marrëdhënieve seksuale janë të shumta. Mund të bëhet fjalë për infeksion vaginal, thatësi të organit gjenital apo çfarë do lloj problemi tjetër. Në gjuhën mjekësore kjo  njihet si dyspareunia . Kjo gjendje shkakton dhimbje në pjesën e jashtme të vaginës por edhe në brendësi të pelvisit. Kjo dhimbje kalon pas marrjes së terapisë së duhur.

Dhimbja kronike e pelvisit

Nëse keni dhimbje e cila zgjat të paktën 6 muaj, kjo konsiderohet si dhimbje kronike. Dhimbja kronike mund të shkaktojë çrregullim të gjumit, të karrierës por edhe të marrëdhënies me personat e afërt. Shumica e këtyre problemeve mund të trajtohen me terapi medikamentoze. Ndonjëherë, madje edhe pas shumë ekzaminimeve të kryera  shkaku i dhimbjes në pelvis mbetet mister. Gjithësesi, mjeku juaj do të mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për tu ndjerë më mirë.