Nëntor 11,2020
Sëmundja kronike e veshkave sot është një epidemi moderne e shoqërisë së zhvilluar në botë. Sipas shkencëtarëve amerikanë, deri në 15% e popullsisë në mbarë botën kanë një lloj reduktimi të shkallës së filtrimit glomerular dhe për këtë arsye gjenden në një fazë të caktuar të sëmundjes kronike të veshkave.
Shkalla e pestë e sëmundjes kronike të veshkave është faza më e vështirë e sëmundjes, pikërisht kur duhet të filloni me të ashtuquajturën terapi zëvendësuese renale, pra të aplikoni një lloj zëvendësimi të funksionit renal siç janë: hemodializa, dializa peritoneale dhe / ose transplantimi i veshkave.
Deri atëherë, pacientët janë nën kujdesin tonë dhe është gjithmonë e mundur të bëjmë diçka, për të ngadalësuar procesin drejt shkatërrimit përfundimtar të indit të veshkave. Një kontribut mbresëlënës në rritjen e numrit të rasteve të sëmundjeve kronike të veshkave sot janë pacientët të cilët operohen nga sëmundje vaskulare dhe ata që janë në moshë të thyer.
Sëmundjet kardiovaskulare jo vetëm që dëmtojnë zemrën dhe indet periferike të trupit, por janë një faktor i rëndësishëm në dëmtimin e organeve të tjera siç janë veshkat. Për fat të keq, këto janë kryesisht procese të ngjashme që ndodhin kudo në trup, më të shpeshta dhe më dominuese janë sëmundjet kardiake, por që kanë të njëjtin efekt ose të ngjashëm me veshkat, trurin dhe organet e tjera.
Pothuajse të gjithë pacientët të cilët trajtohen për sëmundje të zemrës në mënyrë kirurgjikale kanë një lloj të sëmundjes kronike të veshkave që është tashmë e pranishme me vetë pranimin e pacientit në Klinikë. Prandaj, trajtimi nefrologjik i pacientëve është shumë i rëndësishëm, i cili përveç sëmundjes kardiovaskulare do të zbulojë edhe lezionin renal, dhe kështu, do të tregojë masat dhe procedurat e mëtejshme në dispozicionin tonë për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave nga “faza e famshme” faza e pestë (kur duhet të fillojmë dializën ose transplantin e veshkave).
Masat që disponojmë për të parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjeve kronike të veshkave për pacientët të cilët i janë nënshtruar operacionit kardiovaskular ose vaskular do ti gjeni të rendtura në vijim:
- Së pari ne duhet të sigurohemi që sëmundja kronike e veshkave është e pranishme në 90% të popullatës sonë të pacientëve që kemi çdo ditë në Klinikën tonë. Pasi ta kuptojmë këtë, do të duhet të përcaktojmë shkallën e filtrimit glomerular, që është fakti ynë kryesor i matjes, sipas të cilit përcaktojmë fazën në të cilën ndodhet pacienti. Për këtë ne kemi nevojë për një formulë të thjeshtë që zakonisht e kemi në telefonat tanë mobil. Nga përvoja e deritanishme, unë mendoj se shumica e pacientëve janë në fazën 3-4 të sëmundjes kronike të veshkave, që do të thotë se faza 5 është mjaft afër pacientit.
- Të gjithë këta pacientë me faza të ndryshme të sëmundjes kronike të veshkave duhet të monitorohen dhe trajtohen intensivisht në përputhje me doktrinën nefrologjike, që do të thotë se përveç kardiologjisë ata duhet të kenë kontroll të rregullt nga mjek nefrolog. Kontrollet e rregullta duhet të pasohen nga kontrolli i shkallës së filtrimit glomerular, proteinat në urinë dhe analiza e Frekuenca e ekzaminimeve pasuese varet nga faza e sëmundjes. Prandaj, nëse është më shumë se 4 gradë, duhet parë më shpesh, pra çdo 1-2 muaj. Nëse gjëndja shëndetësore e pacientit është në shkallën e tretë (veçanërisht nëse është a) atëherë kontrollet duhet të bëhen çdo tre muaj.
- Qëllimi kryesor i nefrologut te këta pacientë është të ruajë shkallën e sëmundjes, pra të mos lejojë që sëmundja të arrijë deri në fazën e 5-të. Për këtë qëllim ai ka disa mekanizma që janë efektive nëse pacienti i’u përmbahet atyre. Prandaj, pacienti duhet të jetë i bindur se ai / ajo ka sëmundje të veshkave dhe se dëmtimi i veshkave mund ta befasojë atë dhe ai / ajo duhet të fillojë trajtimin e hemodializës. Me fjalë të tjera, sëmundja kronike e veshkave është një nga detyrat më të rëndësishme për çdo pacient të sëmurë nga zemra, veçanërisht pacientët në moshë të thyer.
- Regjimi higjeno-dietik është një nga mekanizmat themelore që sigurisht ndihmon trupin të përballet me rritjen e parametrave të uresë dhe kreatininës. Qëllimi i këtyre masave është të japin një lloj diete që do të ketë pak proteina sepse përqendrimi i uresë në serumin e pacientit varet nga metabolizmi i proteinave. 85% e marrjes totale të proteinave në mëlçi shndërrohet në ure.
- Nëse pacienti konsumon ushqim të pasur me proteina, atëherë vlera e uresë në serum do të rritet dhe ajo mund të shkarkohet vetëm përmes veshkave. Dietë me përmbajtje të ulët të proteinave mund të ndryshojë në formë dhe madhësi. Varet nga faza e sëmundjes kronike të veshkave në pacient. Një dietë më e rreptë me proteina të varfër nënkupton marrjen e proteinave nga 0.5-0.6 gram për 1 kg të peshës trupore. Ushqimi më pak i kontrolluar nënkupton marrjen e 0.8 gram proteinave. Çdo pacienti i jepet një udhëzues i veçantë i strukturave të proteinave që janë të njohura dhe zakonisht gjenden në formë fruktozë ose shtazore.
- Përdorimi i ilaçeve nënkupton kryesisht marrjen e ilaçeve që rrisin alkalinitetin e trupit, pra mjete të tilla si Hidrogjen Bikarbonat Natriumi (sodë bikarboni) të cilat duhen marrë dy herë në ditë. Për më tepër, duhet të merren tableta të karbonatit të kalciumit, zakonisht dy herë në ditë gjatë ushqimit. Ky ilaç bën pjesë në grupin e lidhësve të fosforit në traktin gastrointestinal, i cili fillon një luftë të gjatë kundër hiperparatiroidizmit dytësor, i cili është tepër i zakonshëm tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave. Nëse kontrolli i fosforit në serumin e pacientëve nuk është më i suksesshëm, duhet të bëhet paratiroidektomi, dmth duhet të hiqen gjëndrat paratiroide.
- Ilaçe të tjera kanë për qëllim kontrollimin e presionit të gjakut nga i cili varet drejtpërdrejt dëmtimi i mëtejshëm i veshkave. Këto ilaçe janë shumë të rëndësishme sepse një person me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje kronike të veshkave nuk duhet të ketë presion të lartë të gjakut. Sot ekzistojnë antihipertensivë të gjenezës së ndryshme dhe kjo kërkon aftësi dhe njohuri kur dhe me çfarë të veprojë.
- Një qasje moderne për pacientët me sëmundje kronike të veshkave është administrimi i eritropoetinës, një hormon që ndihmon në eritrogjenezë dhe është mjaft i favorshëm dhe efektiv për pacientët të cilët kanë ndonjë fazë të sindromës anemike. Anemia është një shoqëruese pothuajse konstante e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe një analiza e gjakut është e nevojshëm për një mbijetesë më të mirë të pacientëve. Një pjesë e konsiderueshme në gjenezën e anemisë tek këta pacientë vjen nga funksioni i dobësuar i veshkave, për këtë arsye hormoni sekretohet në sasi normale kur kemi veshka të shëndetshme. Eritropoetina është marrë me inxhinierinë gjenetike dhe tani përdoret gjerësisht tek të gjithë pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
- Është gjithashtu e rëndësishme që pacientët me sëmundje kronike të avancuar të veshkave, të mos referohen në mënyrë rutinore për kryerjen e CT ose MRI sepse kontrasti i marrë shpesh është i dëmshëm për veshkat e dëmtuara. Sot, shumë nga këta pacientë që kanë nevojë për CT mjeku nefrolog i dërgon ata për për kryerjen e këtij ekzaminimi duke theksuar nëse duhet të jepet kontrast dhe në çfarë sasie mund të jepet kontrasti. Kjo është një nga mënyrat për të shpëtuar indin e dëmtuar të veshkave te këta pacientë.
Kjo është mënyra me anë të të cilës mund të trajtohen këta pacientë kur kërkohet veprim i përbashkët i mjekëve internistë kardiologë dhe nefrologëve. Qasja është komplekse dhe varet nga gjendja e çdo pacienti individualisht. Gjithashtu, është e nevojshme që çdo pacient të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e tij dhe të përmbahet në masat higjeno-dietike, të kuptojë hipertensionin, prirjen për të shtuar peshë dhe mënyrat për t’i hequr ato. Kujdesi për veshkat tek këta pacientë e bën më të suksesshme ndërhyrjen e kardiokirurgëve në sallën e operacionit.
Prof. Dr. Ninosllav Ivanovski
Spec. në mjekësinë interne , Supspec. nefrolog