00389 2 3091 484
Janar 01,2020
Sot në auditorin e Zan Mitrev Clinic u mbajt simpoyium njëditor “Simpoziumi mbi biomjekësinë – Në cilin drejtim po lëviz shkenca maqedonase”. Qëllimi i simpoziumit ishte njohja e shkencës maqedonase e prezantuar përmes punës së shkencëtarëve të njohur që punojnë në Maqedoni. Ngjarja është e hapur për të gjithë shkencëtarët e rinj, entuziastët e shkencës, anëtarët e ekipit të shkencëtarëve, të diplomuarit, masterizuarit, studentët e doktoratës, profesorët dhe mjekët.
Kjo veprimtari është e organizuar nga Njësia Shkencore dhe Laboratori i Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar në Zan Mitrev Clinic.
Mbajtës të fjalimit në simpozium janë:
-Dr. Aleksandar Petlikovski nga Instituti i Imunobiologjisë dhe Gjenetikës njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë me temë – “Intoleranca e Glutenit, epidemia moderne?”
-Dr. Goran Kungulovski, Bio Engineering Doo – “Aberrimet gjenetike tek faktorët epigjenetikë dhe roli i tyre në biologjinë e kancerit dhe imunoterapisë”.
-Dr. Katarina Davalieva, Qendra e Kërkimit Inxhinierisë Gjenetike dhe Bioteknologjisë Efremov ”në MANU -“ Zbulimi i Biomarkerëve me Proteomikë Sasiore: Përvojë në ICGIB”.
-Dr. Mitko Mlladenov, Fakulteti i Shkencave Matematiko –Natyrore, UKIM – “Kanalet VK janë ndërmjetësues të efektit vazoaktiv të NO-së të pranishëm vazhdimisht”.
Dr. Rodney Rosalia, Zan Mitrev Clinic – “Sistemi imunitar dhe sëmundjet kardiovaskulare: Inflamacioni i shoqëruar me rezultate klinike negative pas operacionit kardiovaskular”.
Në simpozium janë të përfshira gjithashtu prezantime të shkurtra nga mjekë të rinj.