00389 2 3091 484
Dhjetor 12,2020
Përsëri u konfirmuan standardet e larta sipas të cilave funksionon spitali ynë
Edhe gjatë periudhës së pandemisë, ekipi i Spitalit klinik Zhan Mitrev verifikoi me sukses për herë të dytë rradhazi nivelin e lartë të punës dhe mori ri-akreditimin nga Joint Commission International (JCI).
Me marrjen e “vulës së artë” edhe një herë është konfirmuar angazhimi ynë strategjik për kujdes modern shëndetësor me cilësi të lartë dhe kujdes të lartë për sigurinë e pacientëve nga gabimet mjekësore.
Akreditimi i parë u realizua në vitin 2017 dhe zgjati 3 vjet, gjatë të cilave përdorimi i përditshëm dhe monitorimi i mënyrës së standardizuar në punë kanë ndihmuar në rritjen e kënaqësisë së pacientëve.
Me ri-akreditimin e marrë tani, spitali vërtetoi edhe një herë angazhimin dhe përkushtimin e tij në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta. Këtë konfirmim Spitali klinik Zhan Mitrev e mori në të njëjtën mënyrë me institucionet e tjera të akredituara në nivel botëror.
“Të jesh pjesë e spitaleve të akredituara JCI është një prestigj në të gjithë botën. Misioni i JCI për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë dhe cilësinë e kujdesit që marrin pacientët është motoja themelore që drejton dhe motivon spitalin tonë në punën e tij të përditshme. Pajtueshmëria me standardet e kërkuara të sjella nga ky akreditim është një provë tjetër e shërbimit të vazhdueshëm, cilësor dhe të sigurt të ofruar nga spitali ynë – tha Akademiku Dr. Zhan Mitrev.
“Ne jemi dëshmi se këmbëngulja, organizimi dhe parimi njihen dhe shpërblehen pavarësisht se në cilën pjesë të botës jeni. Sigurisht që puna e ekipit tonë nuk ndalet këtu, ne vazhdojmë të kujdesemi maksimalisht për mirëqenien e pacientëve tanë ,,
Një fakt i rëndësishëm dhe që vle për tu përmendur është se Spitali klinik Zhan Mitrev është ndër spitalet e pakta, gjithsej 4 spitale nga e gjithë bota, që kanë guxuar të kalojnë këtë proces të ri-çertifikimit gjatë periudhës së pandemisë.
JCI u themelua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe çertifikon objektet mjekësore në të gjithë botën. Akreditimi JCI konsiderohet si Standard i Artë në kujdesin shëndetësor global për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sigurisë ndaj pacientëve.