00389 2 3091 484
26 Tetor, 2021
Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël e vendosur në bazën e qafës, pak mbi gjoks. Nga kjo gjendër sekretohet hormoni i njohur si tiroksinë. Në varësi të mosfunksionimit të kësaj gjëndre, pra niveleve të rritura ose të ulura të këtij hormoni që sekretohet në gjak, shkaktohen sëmundje të caktuara.
Shumica e nyjeve tiroide nuk janë serioze dhe nuk shoqërohen me simptoma. Vetëm një përqindje e vogël e nyjeve tiroide janë kancerogjene.
Për shkak se tiroidja është e strukturuar e përbërë nga struktura të mbushura me lëng që formohen brenda gjëndrës tiroide, nuk do të thotë që nyjet janë malinje. Në shumicën e rasteve ky është formimi natyral i gjendrës tiroide.
Nyjet e gjendrës tiroide rrallë mund të rriten aq sa të bëhen të dukshme ose të bëjnë të vështirë frymëmarrjen ose gëlltitjen. Problemi zakonisht zbulohet nga mjeku gjatë shqyrtimit të problemeve të tjera shëndetësore. Nëse nuk keni simptoma, mënyra e vetme për të zbuluar problemin është monitorimi i rregullt me anë të ekos.
Opsionet e trajtimit varen nga lloji i nyjes së gjendrës tiroide.
Shumica e nyjave tiroide nuk shkaktojnë ndonjë shenjë apo simptomë. Sidoqoftë, mund të ndodhë që disa nyje të zmadhohen mjaftueshëm duke mundësuar zbulimin e tyre me anë të:
Në disa raste, gjëndra tiroide prodhon tiroksinë shtesë, hormon cili prodhohet nga gjëndra tiroide. Tiroksina shtesë mund të shkaktojë simptoma të hipertireozës (hipertiroidizëm), të cilat manifestohen me:
Vetëm një numër i vogël i nyjeve tiroide janë kancerogjene. Vetëm me anë të shfaqjes së simptomave nuk mund të përcaktohet se cilat nyje janë kancerogjene. Shumica e gjëndrave tiroide kancerogjene rriten ngadalë dhe mjeku juaj mund t’i zbulojë ato në një fazë të hershme kur ato janë ende të vogla. Kanceri agresiv i tiroides me rritje të shpejtë të nyjeve është i rrallë.
Edhe pse në shumicën e rasteve nyjet e tiroides nuk janë kancerogjene dhe nuk shkaktojnë probleme, mjeku juaj mund ti zbulojë ato në rast të shfaqjes së ënjtjes së pazakontë në pjesën e qafës, veçanërisht nëse keni probleme me frymëmarrjen ose gëlltitjen. Është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi i shfaqjes së mundshme të kancerit.
Kërkoni ndihmë mjekësore në rast se zhvilloni simptoma të hipertireozës, të tilla si:
Gjithashtu është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun tuaj në rast se keni shenja dhe simptoma që mund të tregojnë se gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide (hipotiroidizëm), të cilat manifestohen me:
Ekzistojnë disa kushte të cilat mund të shkaktojnë zhvillim të nyjeve të gjëndrën tiroide:
– Rritja e tepërt e indit normal të tiroides. Rritja abormale e indit të tiroides njihet ndryshe edhe si adenoma e tiroides. Nuk është e qartë përse shfaqet kjo gjendje, por nuk është kancerogjene dhe nuk konsiderohet një gjendje serioze ose e rrezikshme nëse përmasat e adenomës së tiroides nuk shkaktojnë simptoma shqetësuese.
Sidoqoftë, duhet theksuar se disa adenoma tiroide shkaktojnë hipertiroidizëm.
– Cisti i gjendrës tiroide. Kavitetet e mbushura me lëng (cistet) zakonisht shfaqen për shkak të degjenerimit të adenomave tiroide. Cistet zakonisht nuk janë kancerogjene, por ndonjëherë mund të përmbajnë përbërës kancerogjene.
–Inflamacioni kronik i gjëndrës tiroide. Sëmundja Hashimoto – një çrregullim i gjëndrës tiroide i cili mund të shkaktojë inflamacion dhe të shkaktojë zgjerimin e nyjeve. Kjo shpesh shoqërohet me hipotiroidizëm.
–Gusha multinodulare (me shumë nyje). Termi Goiter apo gusha multinodulare përdoret për të përshkruar zmadhimin e gjendrës tiroide, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e jodit ose si pasojë e çrregullimit të tiroides. Gusha multinodulare përmban disa nyje të përcaktuara në gushë dhe shkaku i shfaqjes së tyre nuk është ende i qartë.
-Kanceri i gjendrës tiroide. Janë shumë të vogla gjasat që nyja të jetë kanceroze. Sidoqoftë, nyja e cila është e madhe dhe e fortë ose shkakton dhimbje apo probleme të tjera është shqetësuese. Prandaj është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.
Faktorë të caktuar rrisin rrezikun e kancerit të tiroides, siç është historia familjare e sëmundjes së tiroides ose kancereve të tjera endokrine dhe historia e ekspozimit ndaj rrezatimit gjatë terapitë mjekësore dhe pasojat e rrezatimit.
-Mungesa e jodit. Mungesa dietike e jodit ndonjëherë mund të shkaktojë zhvillimin e gjëndrës tiroide.
Komplikimet që lidhen me nyjet e tiroides përfshijnë:
Vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje. Nyjet e mëdha ose struma multinodulare mund të pengojnë gëlltitjen ose frymëmarrjen.
Hipertiroidizëm. Kur nyja ose goiter prodhon hormone tiroide, kjo mund të shkaktojë problem dhe të gjenerojë shumë hormon në trup. Hipertiroidizmi mund të çojë në humbje peshe, dobësi muskulore, intolerancë ndaj nxehtësisë dhe ankth ose nervozizëm.