U mbajt takim me temën “Farmakogjenetika në praktikën e përditshme ditore”

Doza e shëndetit ditor

25 Dhjetor, 2018

Më 20 dhjetor të vitit 2018 në Zan Mitrev Clinic u mbajt takim profesional i Shoqatës për kirurgji kardiovaskulare të R. së Maqedonisë dhe Shoqatës Maqedonase për kardiologji. Tema kryesore në të cilën flitej është “Farmakogjenetika në praktikën e përditshme ditore” pas së cilës pasonte diskutim i përgjithshëm, pyetje dhe përgjigje, në përgjithësi në të gjitha temat nga fusha e kirurgjisë kardiovaskulare dhe kardiologjisë.

Takimin me këtë fjalim përshëndetës e hapu njeriu u parë i klinikës, doktori Zhan Mitrev, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe iu referua rëndësisë së gjenetikës  në trajtimin e pacientëve, para dhe në mënyrë postoperative, me qëllim shërimin e suksesshëm.

–  Për mua është kënaqësi e madhe t’ju shoh në këtë numër të madh, kolegë, profesionistë, të cilët kryesisht merreni me kardiologjinë interne dhe degë të ngjashme. Unë si kirurg kisha dëshirë që prej shumë kohë më parë që të njihem me gjenetikën para ë gjithash nga kureshtja dhe dëshira që të ndiqet ajo deri ku ka arritur shkenca në këtë fushë. Kështu prej shumë kohë më parë më lindi ideja për të patur një laborator gjenetik në klinikën tonë për të cilën kuptova që është një punë shumë e rëndësishme dhe jo vetëm e rëndësishme por edhe e rëndësishme për jetën e pacientëve, por edhe për ne si doktorë të cilët i japim shërbimet tona. Me formimin e spitalit të ri një nga dëshirat ishte që të formoj një laborator të tillë, ide në të cilën fillova të punoj menjëherë. Në atë kohë u njohëm me dy gjenetistë të rinj me të cilët bëmë një simbiozë nga ku lindi Laboratori ynë gjenetik që punon në mënyrë të suksesshme tashmë për vitin e dytë radhazi. Unë sinqerisht jam shumë i lumtur nga ai bashkëpunimi ynë. Kjo doli nga nevoja që pacientit  t’i mundësojmë terapi adekuate nga njëra anë, dhe nga ana tjetër doktori të jetë i mbrojtur nga e ashtuquajtura terapi e pasuksesshme. Gjithashtu dëshiroj të përmend se kjo është padyshim një degë shumë e rëndësishme, trendet e reja në mjekësi do të shkojnë gjithnjë e më shumë në këtë drejtim, gjithnjë e më shumë flitet për kirurgji gjenetike. Dhe mbase fëmijët tanë ose ndonjë gjeneratë tjetër do të punojnë në mënyrë të tillë ku paraprakisht do t’i operojnë gjenet që të arrihet tek sëmundjet të cilat ne tani i mjekojmë në një ose në mënyrë tjetër. Domethënë ajo pjesë do të zhvillohet shumë në të ardhmen dhe unë jam i lumtur që ne jemi një nga institucionet e rralla në Evropë ku ofrojmë ekzaminime gjenetike të lidhura me praktikën klinike – deklaroi doktor Mitrev.

Në dy orët e ardhshme prezantime të tyre personale kishin dr. sci. Slavica Josifovska dhe prof. dr. Sasho Panov në tematikën “Gjenetika molekulare dhe gjenomika në sëmundjet kardiovaskulare”

Prof. dr. Marjan Boshevski foli për tromboembolinë e mushkërive – bazat gjenetike dhe aspektet klinike, ndërsa Dr. Milka Klinçeva kishte prezantimin e saj për “Aplikimi rutinë i testeve farmakogjenetike në praktikën e përditshme klinike tek pacientët kardiovaskularë”.

“Farmako(gjenetika) në Zan Mitrev Clinic, hapat e parë ndaj gjenetikës së personalizuar” ishte fusha në të cilën folën e dhe kolegët tanë dr. sci Goran Kungulovski dhe mr. Sanja Mehanxhiska.