00389 2 3091 484
15 Shkurt, 2019
Në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” u vendos zemra e parë artificiale Total Artificial Heart (TAH). Aparati Syncardia – TAH zemër artificiale për trajtim të dobësisë globale të barkushes së djathtë dhe të majtë përdoret tek pacientë me dobësi të zemrës, të cilëve u është e nevojshme mbështetje mekanike e punës së barkushes së djathtë dhe të majtë të zemrës, sigurim të qarkullimit adekuat, si urëzim deri në transplantim.
Kjo mbështetje përdoret si urë deri tek transplantimi, tek ata pacientë, të cilët që të mund të mbijetojnë deri në transplantim është e domosdoshme që t’u sigurohet mbështetje mekanike dhe sigurim të qarkullimit.
Indikacioni për vendosjen e zemrës artificiale SynCardia TAH është dobësia e zemrës nga çdo lloj etiologjie ku ka lindur dobësi e barkushes së djathtë dhe të majtë, dhe sipas arsyes që ka çuar deri në shkaktimin e saj nuk pritet përmirësim i punës së zemrës. Pas operacionit pacienti 38 – vjeçar është në gjendje stabile dhe gjendet në gjendje të shërimit postoperativ, informon doktori Zhan Mitrev.
– Ky operacion kryhet me një teknikë të veçantë që është praktikisht transplantim ku mënjanohet zemra e pacientit që nuk funksionon dhe zëvendësohet me zemër mekanike. Ato teknologji janë në praktikë tashmë 20 – 30 vjet, megjithatë, në mënyrë teknologjike deri tani ekziston vetëm një firmë që e çoi atë produkt deri në atë përsosmëri sa që ato zemra mekanike të mund të inkorporohen në mënyrë klinike. Ajo në vitet e fundit ngadalë po merr përmasa më të mëdha. Gjithsej në botë janë kryer rreth 1000 operacione të tilla. Kryerja e një operacioni të tillë është e lidhur me shumë teknika shtesë por edhe me punë financiare, për fat të keq, sepse ajo teknologji është ende shumë e shtrenjtë. Megjithatë konsiderohet dhe pritet që në të ardhmen ajo teknologji të jetë e disponueshme për një rreth më të gjerë pacientësh. Kjo është teknologji që për pacientë të tillë është gjëja e vetme që mund të bëhet në Maqedoni dhe me këtë praktikisht fillohet edhe programi i transplantimit sepse këta pacientë janë të rinj dhe për ata këto pompa janë zgjidhje e përkohshme. Tani kjo pompë punon në atë mënyrë që organizmi i pacientit do të shërohet dhe nëse pas gjysmë viti ose pas një viti fitohet zemër adekuate atëherë shanset e tij për mbijetesë janë shumë të mëdha – shpjegon doktor Mitrev.
Të udhëhequr nga anatomia normale e zemrës së njeriut SynCardia zemra e përkohshme Total Artificial Heart (TAH) është aparat pulsues që përbëhet nga dy barkushe dhe katër valvula, që e pompon gjakun dhe e siguron qarkullimin nëpër të gjithë organizmin. SynCardia TAH është e bërë nga plastikë speciale bio – kompatibile, që siguron nivel të lartë të afatgjatësisë, dhe rrjedhje pulsuese cilësore të gjakut nëpër organizmin e njeriut.
– SynCardia TAH është aparat me frekuencë të fiksuar të zemrës, ku numri i të rrahurave në minutë është konstant pa dallim të aktivitetit fizik të pacientit. E zakonshme është që të cilësohet frekuenca në 125 të rrahura/min. Kur pacienti është fizikisht aktiv, me aktivizimin e muskulaturës zmadhohet kthimi venoz dhe derdhja e gjakut në zemrën artificiale dhe me atë sigurohet që sasi më e madhe gjaku të pompohet për qarkullim.
Ekzistojnë dy dimensione të zemrës artificiale SynCardia TAH: 70cm3 dhe 50cm3., dhe dimensionimi kryhet nëpërmjet madhësisë së pacientit. Me zemrën artificiale prej 70 cm3 pompohet deri në 9,5 litra në minutë, ndërsa me 50 cm3 rreth 7,5 litra për minutë. Për krahasim, zemra normale e njeriut, pacient me peshë prej 70kg pompon deri në 5 litra në minutë. Zemra artificiale e zëvendëson barkushen e djathtë dhe të majtë dhe e ndërmerr funksionin e tyre. Ky aparat përdoret si urëzim deri në transplantim ose për ata që janë të rritur dhe si terapi destinacioni – shpjegoni Tanja Angjusheva – kardiolog subspecialist.
Për realizimin e një operacioni të tillë kompleks për ekipin e spitalit tonë ishte përkushtim, trajnim shtesë, edukim i madh…
– Për klinikën tonë kjo do të thotë hap i madh përpara, në pikëpamje teknologjike por edhe në çdo pikëpamje tjetër. Të punësuarit tanë ishin për arsimim në Berlin, Gjermani, dhe më pas arsimimet vazhduan tek ne. Kishim një stimul të bukur shtesë për të gjithë të punësuarit që u përmirësua me kritere të veçanta edhe për kujdes edhe për ndjekje të atyre pacientëve në mënyrë para dhe postoperative. Pacienti është operuar para dy ditësh dhe tani është i zgjuar, i vetëdijshëm, gjendet në atë periudhë postoperative të ndjekjes dhe cilësimit, megjithatë ato janë pompa mekanike që duhet të cilësohen dhe të përshtaten në funksionin e tij. Tani për tani gjithçka po shkon në rendin më të mirë, nuk kemi ndonjë komplikim ose probleme dhe shpresoj që kështu do të jetë edhe më tej. Pacienti është shumë bashkëpunues, ai ishte i mirë informuar për të gjithë procedurën. Për operacion u përgatit tre javë në spitalin tonë. Paraprakisht kishte shumë probleme me të gjitha organet kështu që të gjithë kohën ishte në një mjekim dhe përgatitje intensive ku më pas i gjithë operacioni kaloi teknikisht mirë, nuk kishte ndonjë gjakderdhje dhe me atë shanset për shërimin e tij janë shumë të mëdha – përfundon doktor Zhan Mitrev.