Ushqimi cilësor dhe i ekuilibruar është mënyra e duhur për imunitet të fortë dhe shëndet të mirë

Doza e shëndetit ditor

Janar 01,2021

Në muajin e ndërgjegjësimit të grave në lidhje me parandalimin dhe rreziqet e shfaqjes së kancerit të mitrës, ju kujtojmë për rëndësinë e ushqimit përsa i përket shëndetit të tyre.
Mjekësia thotë se nevojat ushqyese të grave janë të ndryshme nga ato të burrave, si dhe fëmijëve. Por përse është kështu?

Tek fëmijët, nevojat ushqyese janë të njëjta, pavarësisht nga gjinia e tyre. Por gjatë pubertetit dhe më vonë në jetë, gratë kanë nevoja të ndryshme. Me kalimin e viteve, trupi i gruas pëson shumë ndryshime fizike dhe hormonale, duke bërë që nevojat ushqyese të ndryshojnë, dhe ushqimi duhet të plotësojë kërkesat e trupit.

Është vërtetuar se gratë kanë nevojë për më pak kalori sesa burrat, por nga ana tjetër nevojat e tyre për disa lloje vitaminash dhe mineralesh janë shumë më të larta. Ndryshimet hormonale të lidhura me menstruacionet, shtatzëninë dhe menopauzën i bëjnë gratë më të rrezikuara ndaj anemisë, brishtësis së kockave dhe osteoporozës, të cilat nga ana tjetër kërkojnë marrje më të lartë të lëndëve ushqyese të hekurit, kalciumit, magnezit, vitaminës D dhe vitaminës B9 (Acidit folik).

Ushqimi i duhur jo vetëm që mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, të rrisë energjinë dhe të ndihmojë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme, por mund të jetë një mbështetje e madhe në faza të ndryshme në jetën e një gruaje. Ushqimet e shëndetshme mund të ndihmojnë në uljen e PMS, rrisin fertilitetin, lehtësojnë shtatzëninë dhe ushqyerjen me gji, lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe ruajnë shëndetin dhe forcimin e kockave. Sigurisht, kjo në përgjithësi nënkupton përmirësimin e imunitetit të një gruaje, dhe kështu bëhet më rezistente ndaj infeksioneve të ndryshme dhe sfidave të tjera shëndetësore.

Është e rëndësishme të dini se ajo që është më e mira për një grua mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për një grua tjetër, dhe për këtë arsye, zgjedhja e ushqimit dhe lëndëve ushqyese duhet të jetë në përputhje me nevojat jetësore individuale, në varësi të moshës, aktivitetit fizik etj.

Kalcium për kocka të forta

Kalciumi është i nevojshëm për të ndërtuar kocka dhe dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm, për t’i mbajtur të fortë gjatë gjithë jetës, për të rregulluar rrahjet e zemrës dhe për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit nervor. Mungesa e kalciumit mund të çojë në probleme të qendjes së humorit – nervozizëm, ankth, depresion dhe probleme në gjumin. Nëse nuk merret mjaftueshëm kalcium nga ushqimi, trupi përdor kalcium nga kockat për të siguruar funksionimin normal të qelizave, gjë që mund të çojë në dobësimin e kockave ose në shfaqjen e osteoporozës. Gratë janë më të rrezikuara ndaj osteoporozës në krahasim me burrat. Prandaj është e rëndësishme që të merrni mjaftueshëm kalcium, në kombinim me magnez dhe vitaminë D, për të ruajtur shëndetin e kockave.

Burime të mira të kalciumit janë produktet e qumështit, perimet me gjethe jeshile, kungull i njomë, disa lloje peshq, bishtajoret, etj. Trupi nuk mund të përdorë më shumë se 500 mg njëherësh dhe për këtë arsye nuk përfiton nga tejkalimi i sasisë së rekomanduar ditore. Sipas USDA (United States Department of Agriculture) për gratë e moshës 19-50 vjeç, doza e rekomanduar ditore është 1000 mg. Për gratë mbi 50 vjeç, doza e rekomanduar ditore është 1200 mg.

Magnez

Magnezi rrit thithjen e kalciumit nga gjaku në kocka. Në fakt, trupi nuk mund të përdorë kalcium pa magnez. Doza ditore e magnezit e rekomanduar nga USDA është 320 deri 400 mg / ditë. Një burim i mirë janë perimet me gjethe jeshile, brokoli, kungull i njomë, kastravecat, bishtajat, selinoja dhe farat e ndryshme.

Vitamina D

Vitamina D është gjithashtu çelësi për metabolizmin e duhur të kalciumit. Rekomandimet janë 600 IU (njësi internacionale) në ditë. Vitamina D mund të merret mjaftueshëm përgjatë 30 minutash ekspozim ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, si dhe nga ushqime të tilla si salmoni, karkalecat, qumështi i pasuruar me vitaminë D dhe vezët.

Personat të cilët janë shumë të zënë dhe nën stres të vazhdueshëm duhet t’i kushtojnë vëmendje furnizimit të tyre me mikroelemente. Meqenëse shumica e mikroelementëve nuk mund të prodhohen nga trupi, ato duhet të konsumohen dhe të futen në organizëm nëpërmjet ushqimit.

Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës D, duke pasur parasysh që vendi ynë ka një numër të madh ditësh me diell, varion nga 5 deri në 10 mg, në formën e kolekalciferolit. Ndryshimet në marrjen e kësaj vitamine varen nga indikacionet e problemeve shëndetësore, dhe mjeku do të vlerësojë nëse është e nevojshme rritja e sasisë së marrjes së vitaminës D. Rritja e marrjes së vitaminës D mbi 100 mg në ditë rrit efektet e mundshme anësore të mbidozës.

Sidoqoftë, organizmit tanë nuk i jepim gjithmonë sasinë e nevojshme të vitaminave dhe mineraleve. Shumë persona reagojnë ndaj jetës së tyre të përditshme të shpejtë  duke pranuar sjellje që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre, të tilla si konsumi i ushqimit të paekuilibruar, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i alkoolit dhe nikotinës.
Pikërisht sepse nuk kemi kohë dhe mundësi të mjaftueshme për të blerë dhe përgatitur ushqime të tilla, ne ju ofrojmë Orthomol Vital F si një formulë të specializuar të suplemeteve dietike të krijuar posaçërisht për gratë. Është një kombinim specifik i mikroelementeve të bëra vetëm për ju dhe të cilat mund t’i gjeni në Farmacinë Fila (Fila Apteka) që funksionon në kuadër të klinikës tonë.

Dëshirojmë të theksojmë se në klinikën tonë ne ofrojmë këshillim me dietolog, i cili mund t’ju japë këshilla cilësore, të dobishme në lidhje me ushqimin dhe shëndetin tuaj.

Qendra jonë për Shëndetin e Grave këtë muaj ofron një zbritje prej 30% për ekzaminimin e plotë gjinekologjik, bris HPV, MRI të mitrës, eko të gjirit, mamografi 2D dhe 3D, si dhepërsa i përket ekzaminimit osteodensitometrik.

Ne kujdesemi për shëndetin tuaj!