00389 2 3091 484
28 Dhjetor, 2020
Ushqimi i ekuilibruar me përbërës të freskët është baza për një mbrojtje të fortë imune. Prandaj, në ushqimin tuaj duhet gjithmonë të kenë përparësi frutat dhe perimet sezonale (të stinës). Produktet integrale, vajrat dhe frutat arrore janë gjithashtu të rëndësishme sepse përmbajnë vitamina të rëndësishme, minerale dhe fitonutrientë.
Ata jo vetëm që na mbrojnë nga sëmundjet dhe na ndihmojnë t’i kapërcejmë ato, gjithashtu sigurojnë mbështetje për shumë procese të tjera në organizëm.
Ju jeni ajo që konsumoni
Fatkeqësisht, njerëzit shumë rrallë konsumojnë ushqime të pasura me lëndë ushqyese në krahasim me rekomandimet e dhëna nga ekspertët ndërkombëtarë. Një studim i konsumit të ushqimit dhe zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit në Gjermani tregon se 59% e popullsisë nuk arrin të konsumojë sasinë e rekomanduar të frutave në ditë (250 gr.). Deri në 87% nuk konsumojnë mjaftueshëm perime (400 gr.) në ditë (Anketa Kombëtare e Etiketave të Ushqimit – Nationale Verzehr- studie II, 2008). Në përputhje me këtë, studimi ka zbuluar mangësi në furnizimin e disa mikroelementëve si vitamina D3 dhe acidi folik ku marrja e tyrë tek pjesa më e madhe e popullatës është nën vlerat e referencës për individë të shëndetshëm, të dhëna të ofruara nga Shoqata Gjermane e Ushqimit.
Këshillat tona
Konsumoni sa më shumë ushqim sezonal – veçanërisht ushqimet e larmishme. E rëndësishme: Frutat dhe perimet duhet të gatuhen sa më pak të jetë e mundur, pasi gatimi mund të zvogëlojë ndjeshëm përmbajtjen e vitaminave.
Marrja adekuate e mikronutrientëve është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Personat me sëmundje akute ose kronike kanë nevojë për shumë më tepër vitamina dhe minerale në krahasim me personat e shëndetshëm. Sidoqoftë, jo gjithmonë është e lehtë të plotësohen nevojat e shtuara me anë të zakoneve të ushqimit.