00389 2 3091 484
4 Nëntor, 2019
Në Zan Mitrev Clinic është vendosur një nga llojet më të reja të protezeve testikulare tek një pacient i ri. Dr. Goran Joviq, kirurg-urolog në klinikën tonë, shprehet se këto proteza janë të sigurta dhe të përshtatshme për zëvendësimin e testiseve gjatë humbjes së njërës apo të dy testiseve.
– Bëhet fjalë për implantimin e protezës testikulare tek një pacient në moshë të re, i cili ka humbur njërin testis gjatë një aksidenti automobilistik. Kjo protezë testikulare jo vetëm që ka funksion estetik por ndihmon që pacienti ti rikthehet jetës normale pa asnjë problem. Pacienti nuk do të ketë ndjesinë e mungesës së organit dhe do të ketë një jetë seksuale normale pa ndjerë asnjë paaftësi. Kjo është një nga arsyet përse përdoret kjo lloj proteze – shpjegon Dr. Joviq.
Kjo protezë është proteza e parë e llojit më të ri të protezave, ato janë të buta dhe janë një imitim i përshtatshëm i testiseve natyrale.
– Ky është një intervenim me periudhë të shkurtër postoperative. Pacienti qëndron në spital 24 orë dhe mund të funksionojë në mënyrë krejtësisht normale pas 10 ditësh nga realizimi i intervenimit – shton Dr. Joviq.
Kjo protezë testikulare mund të implantohet në cdo rast të humbjes së njërit apo të dy testiseve nga shkaqe të ndryshme.
Kjo protezë testikulare mund të implantohet në cdo rast të humbjes së njërit apo të dy testiseve nga shkaqe të ndryshme.