Veprim humanitar – Dhurimi tradicional i gjakut në Klinikën Zhan Mitrev

Ngjarje

18 Qershor, 2025

Edhe këtë herë, me frymën e solidaritetit dhe humanizmit, Klinika Zhan Mitrev, së bashku me Blood bank TENK, Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq, realizuan me sukses aksionin tradicionale të dhurimit të gjakut. Këtë vit, nën sloganin: “Dhuro gjak, jep shpresë”, kjo fushatë shënoi edhe Ditën Ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, në të cilën morën pjesë të gjithë punonjësit, si mjekësorë ashtu edhe ata administrativë.

Me një qëllim të përbashkët – të ndihmojmë aty ku është më e nevojshme, ne kemi treguar edhe një herë se dhurimi i gjakut është shprehja më e pastër e humanizmit dhe kujdesit për personat e tjerë.

Ky veprim përfaqëson kontributin tonë të vazhdueshëm në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe ndihmën e drejtpërdrejtë për pacientët që kanë nevojë për gjak. Me çdo dozë të dhuruar, shpëtohen jetë – dhe kjo është një vlerë që ne e vlerësojmë çdo ditë në institucionin tonë.
Dhuroni gjak – dhuroni jetë!
Së bashku jemi më të fortë, së bashku ndihmojmë.