Paraqituni për vizitë tek mjeku urolog para se të jetë tepër vonë

Doza e shëndetit ditor

Nëntor 11,2019

Shumë rrallë ndodhë që meshkujt të paraqiten në mënyrë preventive tek mjeku urolog pa pasur ndonjë simptomë ose problem. Statistikat tregojnë se meshkujt zakonisht paraqiten tek mjeku urolog vetëm atëherë kur simptomat janë të ndjeshme, apo kur sëmundja ka përparuar dhe kur trajtimi është më i vështirë.

Shumë meshkuj madje gjithë jetën e tyre e kalojnë pa vizituar urolog. Sidoqoftë, me mungesën e paraqitjes së tyre tek mjeku urolog, mund të rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre.

Nuk ka moshë të specifikuar se kur meshkujt duhet të fillojnë me kryerjen e kontrolleve të rregullta preventive. Tek meshkujt më të rinj në moshë, çrregullimet urologjike më të shpeshta janë sëmundjet inflamatore të uretrës dhe glansit të penisit, si dhe inflamacioni i prostatës ose testiseve.

Gurët në veshka ose në traktin urinar janë gjithashtu të zakonshme tek meshkujt. Kohët e fundit është vërejtur një rritje e sëmundjeve malinje, veçanërisht shqetësues është shfaqja e tumorit tëi testiseve I cili zakonisht shfaqet ndërmjet moshës 15 dhe 40 vjeçare.

Zgjerimi i prostatës dhe kanceri i prostatës zakonisht shfaqen pas moshës 45 vjeçare. Mund të konkludojmë se meshkujt duhet të vizitojnë mjekun urolog, veçanërisht pas moshës 50 vjeçare.

Ekzaminimi urologjik është i thjeshtë dhe pa dhimbje. Fillimisht me anë të konsultimit me mjekun urolog përcaktohet nëse pacienti ka problem urologjik apo jo, dhe më pas me anë të palpimit shqyrtohen organet gjenitale të jashtme dhe prostata.

Pastaj vjen një ekzaminim ekotomografik që zbulon një numër të madh të sëmundjeve urologjike. Shtë e rëndësishme të mbani mend se ekzaminime të tilla mund të zbulojnë sëmundjen në një fazë të hershme, duke siguruar që trajtimi të jetë më efikas dhe i thjeshtuar.

KUR DUHET TË PARAQITENI TEK MJEKU UROLOG?

-Në rast të shfaqjes së dhimbjes në testise

Urologu mund të vërej nëse bëhet fjalë për një rrotullim të penisit, rast i cili  trajtohet urgjent me anë të operacionit kirurgjik. Dhimbja testiseve gjithashtu mund të shkaktohet nga prania e tumorit, infeksionit ose inflamacionit.

Alarmant është fakti që kanceri i testiseve gjithnjë dhe më shpesh prek edhe tek popullatën e re mashkullore, dhe duke qenë se meshkujt nuk kanë zakon të kryejnë kontrolle të rregulta urologjike, shpesh sëmundja zbulohet në fazë të vonë.

-Në rast të shfaqjes së gjakut në urinë

Edhe sikur një herë të vetme të keni vërejtur gjak në urinë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun urolog. Gjaku në urinë ndonjëherë mund të jetë i fshehur dhe mund të zbulohet vetëm me anë të testeve laboratorike, për këtë arsye janë të nevojshme kontrollet e rregullta preventive tek mjeku urolog. Kjo mund të jetë një nga shenjat e hershme të karcinomit në fshikëzën e urinës apo në veshka, dhe me anë të zbulimit të hershëm mund të trajtohet në kohë.

-Në rast të infetilitetit mashkullor

Për të përcaktuar infertilitetin mashkullor, duhet të bëhet ekzaminimi urologjik dhe monitorimi i rregullt i pacientit. Zakonisht, pas zbulimit të infertilitetit dhe shkakut të tij, arrihet zgjidhja e këtij problem.