00389 2 3091 484
14 Tetor, 2021
Nga të gjitha metodat diagnostikuese radiologjike, mamografia është metoda më specifike. Me ndihmën e mamografisë, merren imazhe në të cilat edhe detajet më të vogla mund të shihen qartë, gjë që nuk ndodh me të gjitha llojet e tjera të filmimeve radiologjike.
Për të zbuluar kancerin e gjirit në fazën më të hershme të mundshme, imazhet mamografike duhet të jenë të një cilësie të shkëlqyer teknike dhe diagnostike.
Imazhe të tilla mund të arrihen vetëm me anë të pajisjeve mamografike që plotësojnë standardet më të rrepta ndërkombëtare dhe mbi të cilat bëhen kontrolle të rregullta për korrektësinë e tyre.
Për më tepër, është e rëndësishme të dini se doza e rrezatimit që merr gjiri gjatë imazhit mamografik të bërë me pajisje të tilla është më e ulët në krahasim me aparatët e tjerë të këtij lloji.
Sidoqoftë, ka raste kur edhe gjatë imazheve me cilësi më të mirë, nuk është e mundur të tregohen me saktësi disa ndryshime patologjike. Në ato raste është e nevojshme të bëhet mamografia 3D ose e njohur ndryshe si tomosinteza.
Pozicionimi i gjirit dhe aplikimi i teknikës së saktë gjatë realizimit të skanimit mamografik janë vendimtare për demostrimin e të gjitha detajeve të nevojshme dhe diagnostikimin e saktë. Sigurisht, kjo varet edhe nga përvoja e mjekut ose teknikut radiolog që kryen skanimin.
Imazhet mamografike analizohen në monitorë të veçantë që kanë një rezolutë prej më shumë se 5 milion piksele. Kushtet e analizimit luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket mundësisë që radiologu të vërejë apo jo edhe ndryshimet më të vogla të gjirit.
Prandaj, në Spitalin klinik Zhan Mitrev kemi siguruar pajisje mamografie me performancë të lartë mbi të cilat, përveç mamografisë standarde, mund të bëhet edhe imazhi 3D i gjirit;
Aplikojmë procedurat që monitorojnë vazhdimisht performancën e pajisjeve dhe stafit, të cilat garantojnë cilësi sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.
Sepse ne në Spitalin klinik Zhan Mitrev diam më të mirën për pacientët tanë.