00389 2 3091 484
19 Qershor, 2025
Kriptorkidizmi është një gjendje në të cilën testisi nuk është zbritur ne skrotum, domethënë është i fshehur brenda trupit. Kjo është një gjendje kongjenitale dhe një nga më të zakonshmet tek fëmijët meshkuj.
Vetë gjendja nuk është shumë e rrezikshme. Megjithatë, mund të shoqërohet me infertilitet. Për shkak të nxehtësisë më të madhe të trupit në atë pjesë, ekziston mundësia që testisi i pazbritur të atrofizohet dhe kështu të reduktojë cilësinë dhe sasinë e spermës. Dhe ekziston gjithashtu një rrezik më i madh që testisi i pazbritur të zhvillojë sëmundje malinje.
Është e rëndësishme të dihet se ekziston mënyra për trajtimin dhe kurimin e kësaj gjendje. Trajtimi është kirurgjikal dhe quhet orkidopeksi. Ndërhyrja kirurgjikale konsiston në një prerje në kanalin inguinal nga ku kërkohet testisi, pas lirimit të plotë të tij, bëhet një shtrat në skrotum dhe përmes kanalit inguinal testisi zbret dhe fiksohet në qesen skrotale në mënyrë që të mos mund të kthehet përsëri pas.
Kanali inguinal krijohet duke mbyllur shtresat në një plan dhe mënyrë natyrale (metoda Ferrari). Lëkura mbyllet me qepje intradermale që nuk hiqen. Shenja është e vogël dhe as nuk vihet re pas disa muajsh. Pas operacionit, në testis mbetet një top i vogël pambuku i fiksuar, i cili zakonisht hiqet/mënjanohet pas 3 javësh.
Ideale është që kjo gjendje të zgjidhet para pubertetit. Megjithatë, sigurisht, operacioni mund të kryhet në çdo periudhe të jetës.
Kjo gjendje trajtohet në klinikën tonë nga kirurgët urologë Dr. Goran Joviq, Dr. Goran Balevski dhe Dr. Viktor Grujevski.
Për këshilla dhe rekomandime në lidhje me këtë gjendje, rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484.