Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

25.05.2023

25 Maj – Dita Botërore e Tiroides

Sot është Dita Botërore e Tiroides. Kjo ditë filloi të festohet për herë të parë në vitin 2008, për të nxitur rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet e shkaktuara nga dëmtimi i funksionit të tiroides. Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë mënyra më e mirë për të reduktuar numrin e këtyre sëmundjeve.
Çrregullimet e gjëndrës tiroide mund të kenë natyrë morfologjike ose funksionale. Për konfirmimin e tyre kërkohet një ekzaminim endokrinologjik dhe analiza laboratorike.
Çrregullimet morfologjike ose çrregullimet në strukturën e gjëndrës manifestohen si formacione nodulare ose cistike, ndërsa çrregullimet funksionale mund të stimulojnë prodhimin e tepërt të hormoneve të tiroides (hipertiroidizëm) ose të shkaktojnë shkatërrim të gjëndrës dhe mungesë të hormoneve (hipotiroidizëm). Çrregullimet e gjëndrës tiroide përfshijnë inflamacionin akut (tiroiditi subakut) dhe inflamacionin kronik (tiroiditi i Hashimotos).
Karcinoma e tiroides është sëmundja malinje më e zakonshme e sistemit endokrin.

Tumoret e diferencuara si karcinoma papilare ose karcinoma folikulare e gjëndrës tiroide shpesh mund të kurohen dhe prognoza është e mirë për pacientët tek të cilët sëmundja zbulohet në një fazë të hershme. Karcinoma anaplastike është agresive, i përgjigjet dobët trajtimit dhe ka një prognozë të dobët. Karcinoma medulare përbën 5-10% të të gjitha llojeve të kancerit të tiroides.

Trajtimi i kancerit kryesisht konsiston në ndërhyrje kirurgjikale.

Shqurtimet/ekzaminimet
– Ekzaminimi laboratorik (analiza hormonale)
– Ekzaminimi radiodiagnostik (ekografia e gjëndrës tiroide, CT e qafës)
– Biopsia e nodulit me gjilpërë të hollë (FNAB)

Trajtimi
– Trajtim medikamentoz/ me ilaçe
– Trajtim kirurgjik