Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

04.01.2023

A keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën e zemrës festive?


Pirja gjatë festave mund të dëmtojë zemrën tuaj

Për dekada, profesionistët mjekësorë kanë paralajmëruar për rreziqet kardiovaskulare që sjellin festat e Vitit të Ri. Në vitin 1970, mjekët madje i dhanë një emër pijes së tepërt gjatë festave: “sindroma e zemrës festive”. Ata janë përballur me raste kur pacientë të shëndetshëm janë paraqitur si raste urgjente me fibrilacion atrial ose ritme të çrregullta të zemrës pasi kanë pirë gjatë festave. Ka të rinj por edhe të moshuar që janë të prekur nga sindroma e zemrës së festave.
Ja çfarë duhet të dini për këtë gjendje dhe disa këshilla për të zvogëluar rrezikun.

Çfarë është sindroma e zemrës festive?

“Zemra festive” është në të vërtetë vetëm një frazë tjetër për fibrilacionin atrial të shkaktuar nga alkooli, i cili në fakt është një ritëm i shpejtë dhe kaotik i zemrës. Fibrilacioni atrial është një nga sëmundjet më të zakonshme të zemrës, i cili lidhet ngushtë me konsumimin e alkoolit. Shumë njerëz me fibrilacion atrial mund të mos kenë asnjë simptomë. Ata që zhvillojnë simptoma mund t’i përjetojnë ato si palpitacione, dhimbje gjoksi ose gulçim. Disa përjetojnë lodhje ekstreme, madje edhe të fikët. Për disa persona, ajo shfaqet për një periudhë të shkurtër kohe, por për të tjerët gjendja mund të bëhet e përhershme.

Megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave sepse fibrilacioni atrial mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru; ajo lidhet gjithashtu me demencën dhe dështimin e zemrës.

Kush rrezikohet nga sindroma e zemrës festive?

Sipas hulumtimeve të kryera në Shtetet e Bashkuara, rreziku rritet me moshën – deri në moshën 80 vjeç, ju keni rreth 10 për qind shanse për ta pasur këtë gjendje. Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë lartësinë. Nëse jeni mbi 1.75 m i gjatë, jeni mbipeshë ose keni një histori familjare.

Çfarë e shkakton zemrën festive?

Mjekët ende po përpiqen të kuptojnë saktësisht se si alkooli ndikon në zemër. Një teori funksionale është se alkooli shkakton ndryshime në sistemin tuaj nervor, i cili normalisht rregullon rrahjet e zemrës suaj. Alkooli i tepërt mund të ndryshojë gjithashtu sinjalet elektrike në zemrën tuaj që koordinojnë tkurrjen e qelizave të zemrës suaj.

Gjatë 10 viteve të fundit, shkencëtarët kanë konfirmuar lidhjen ndërmjet alkoolit dhe fibrilacionit atrial. Një studim zbuloi se vetëm një pije në ditë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje me 16%. Por ndërsa alkooli rrit mundësinë për ta zhvilluar atë, ai nuk është fatal apo drastik, megjithatë, ajo që është e rëndësishme është që njerëzit e të gjitha moshave të jenë të vetëdijshëm për shenjat paralajmëruese.

Njerëzit priren të injorojnë simptomat e tyre gjatë pushimeve dhe të presin para se të kërkojnë kujdes mjekësor. Është e rëndësishme ta bëni këtë në kohë. Nëse keni rrahje të vazhdueshme të shpejta të zemrës dhe dhimbje gjoksi ose mungesë ajri. Marramendja dhe konfuzioni mund të tregojnë gjithashtu probleme me zemrën. Sepse çdo sekondë është e vlevshme kur bëhet fjalë për zemrën.

Si ta mbroni zemrën gjatë pushimeve?

Kufizimi i sasisë së alkoolit që konsumoni mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës tuaj – por për ata që zgjedhin të pinë, këtu do të gjeni disa mënyra për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme:

Hidratimi – Nëse pini gjatë festave, sigurohuni që të pini një gotë të plotë me ujë mes çdo pije. Dehidratimi rrit rrezikun e sindromës së zemrës festive, ndaj është thelbësore të siguroheni që të qëndroni të hidratuar.

Mos e anashkaloni marrjen e ilaçeve tuaja – Shumë njerëz neglizhojnë e marrjen e ilaçeve të zemrës apo presionit të gjakut kur udhëtojnë për të vizituar familjen dhe miqtë, duke menduar se mund të kalojnë disa ditë pa marrjen e tyre. Por është e rëndësishme të vazhdoni të merrni medikamentet tuaja sipas rekomandimeve.

Gjeni kohë për aktivitet fizik – Kryerja e ushtrimeve të moderuara mund të ndihmojë në parandalimin e fibrilacionit atrial. Nëse keni një rutinë të rregullt ushtrimesh që është ndërprerë gjatë pushimeve, gjeni pak kohë për një stërvitje të modifikuar – edhe nëse është thjesht një shëtitje nëpër lagje.

Menaxhoni stresin – Stresi mund të luajë një rol shkatërrues në rritjen e rrezikut të problemeve të zemrës. Nëse mendoni se jeni të mbingarkuar, përpiquni të qetësoheni me ushtrime të qeta të frymëmarrjes. Sado të vështira që mund të jenë festat, sigurohuni që të dëgjoni trupin tuaj dhe të jeni të vetëdijshëm për të gjitha ato që nuk duhet të bëni.

Nëse ende ndiheni keq, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar