Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

23.06.2021

Çfarë është atrofia vaginale dhe si manifestohet ajo?

Atrofia vaginale ka të bëjë me dobësinë, thatësinë dhe pezmatimin e mureve të vaginës dhe ndodh pikërisht atëherë kur trupit tuaj i mungon hormoni i estrogjenit, zakonisht pas menopauzës.

Për shumë gra, atrofia vaginale jo vetëm që e bën marrëdhënien seksuale të dhimbshme, por gjithashtu shkakton vështirësi dhe probleme me urinimin. Për shkak se kjo gjendje ka të bëj me një kombinim të simtomave vaginale dhe urinare, mjekët për të përshkruar atrofinë vaginale shpesh përdorin termin “sindromi gjeniturinar në menopauzë (GSM)”.

Reduktimi i nivelit të estrogjenit shkakton ndryshime në trupin tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetoni me probleme dhe vështirësi të shkaktuara nga GSM. Ekzistojnë mënyra të thjeshta dhe efikase për trajtimin e këtij problemi.

Simtomat

Këto janë disa nga shenjat dhe simptomat e sindromës gjenitourinare në menopauzë:

  • Thatësi vaginale
  • Djegie (veçanërisht gjatë urinimit)
  • Rrjedhje vaginale (sekrecion)
  • Kruarje
  • Nevojë urgjente për të urinuar
  • Infeksione urinare të përsëritura
  • Inkontinecë urinare
  • Gjakderdhje e lehtë pas marrëdhënies seksuale
  • Inkomoditet gjatë marrëdhënies seksuale
  • Reduktim i njomjes/ lubrifikimit të vaginës gjatë aktivitetit seksual
  • Ngushtim dhe shkurtim i kanalit vaginal

Shkaqet

Sindromi gjenitourinar në menopauz është i shkatuar nga reduktimi i prodhimit të estrogjenit. Për shkak të reduktimit të estrogjenit, indet vaginale bëhen më të holla, më të thata, më pak elastike dhe të thyeshme.

Reduktimi i nivelit të estrogjenit mund të shfaqet në rastet në vijim:

  • Pas menopauzës
  • Gjatë periudhës para menopauzës (perimenopauza)
  • Pas mënjanimit kirurgjik të të dyja vezoreve
  • Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji
  • Gjatë periudhës kur merrni ilaçe të cilat ndikojnë në nivelin e estrogjenit, siç janë disa lloje të ilaçeve kontraceptive.
  • Pas radioterapisë nga kanceri i pelvisit
  • Pas kimioterapisë për shkak të kancerit
  • Si efekt i zgjatur i trajtimit hormonal të kancerit të gjirit

Shenjat dhe simptomat e sindromit gjenitourinar në menopauzë mund të shfaqen dhe të gjenerojnë probleme gjatë periudhës para menopauzës, ose mund të mos manifestojnë asnjë problem deri sa të kalojnë disa vite pas fillimit të menopauzës. Edhe pse është një gjendje e zakonshme, jo të gjitha gratë në menopauzë vuajnë nga ky sindrom.

Faktorët e rrezikut

Disa faktorë rreziku mund të kontribuojnë në shfaqjen e sintromit gjenitourinar në menopauzë siç janë:

  • Pirja e duhanit. Pirja e duhanit ndikon në qarkullimin e gjakut dhe mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut dhe oksigjenit në vaginë dhe zonën përreth.
  • Mungesa e lindjes në mënyrë natyrale. Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë të cilat nuk kanë kryer lindje natyrale (dmth kanë pasur lindje cezariane/operacion) kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simtoma të sindromit gjenitourinar në menopauzë në krahasim me gratë të cilat kanë pasur lindje natyrale.
  • Mungesa e aktivitetit seksual. Aktiviteti seksual rrit rrjedhën e gjakut dhe i bën indet vaginale më elastike, duke ndihmuar në këtë mënyrë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sindrome gjatë menopauzës.

Komplikimet

Sindroma gjenitourinare në menopauzë rrit rrezikun e:

  • Infeksionit vaginal. Ndryshimet e vlerave të pH në vaginë ndikojnë në shfaqjen e infeksionit vaginal.
  • Problemeve urinare. Ndryshimet urinare të shoqëruara me sindromën gjenitourinare në menopauzë mund të kontribuojnë në problemet urinare. Mund të përjetoni një rritje të frekuencës ose nevojë të shpeshtë për të urinuar dhe djegie gjatë urinimit. Disa gra përjetojnë infeksione më të shpeshta të traktit urinar ose urinim të pavullnetshëm (inkontinencë).

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Shumë gra në menopauzë zhvillojnë sindromë gjenitourinare. Por pak prej tyre kërkojnë trajtim. Për shkak se ndjejnë turp të flasin me mjekun për simptomat e tyre, shpesh pranojnë të jetojnë sëbashku me simptomat.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni shkaqe të pashpjegueshme të gjakderdhjes ose pigmentimit vaginal, shkarkim të pazakontë, dhimbje ose djegie ose dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale që nuk zhduket edhe pas përdorimit të kremit ​​hidratues vaginal ose lubrifikant me bazë uji.

Terapia sistemike me estrogjen

Nëse thatësia e vaginës shoqërohet me simptoma të tjera të menopauzës, të tilla si valë të nxehta të moderuara ose të pakontrolluara të cilat janë mjaftë të njohura për gratë në menopauzë, mjeku juaj mund të sugjerojë trajtim me kremëra estrogjeni, pilula dhe produkte të tjera vaginale ose orale të estrogjenit. Mjeku juaj do t’ju tregojë për rreziqet dhe përfitimet e estrogjenit oral dhe nëse është e nevojshme të merrni edhe ndonjnjë hormon tjetër të quajtur progestin së bashku me estrogjenin.