Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

12.10.2023

Çfarë është shëndeti mendor?

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale. Ajo ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë kur përballemi me jetën. Gjithashtu ndihmon në përcaktimin se si përballemi me stresin, si lidhemi me të tjerët dhe si marrim vendime. Shëndeti mendor është i rëndësishëm në të gjitha fazat e jetës, nga fëmijëria dhe adoleshenca deri në moshën madhore dhe pleqëri.

Çfarë janë sëmundjet mendore?

Sëmundjet mendore janë kushte serioze që mund të ndikojnë në mënyrën se si mendoni, gjendjen tuaj të humorit dhe sjelljen tuaj. Ato mund të jenë të rastësishme ose të qëndrueshme. Ato mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u lidhur me të tjerët dhe për të funksionuar çdo ditë. Problemet e shëndetit mendor janë të zakonshme, por edhe trajtimet e tyre janë të disponueshme. Terapitë dhe ndërhyrjet psikoterapeutike mundësojnë një reduktim të ndjeshëm të simptomave të pranishme dhe mundësojnë një pjesë të madhe të njerëzve t’i kthehen funksionimit normal të përditshëm.

Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor?

Shëndeti mendor është i rëndësishëm sepse ju ndihmonë:

  • Të përballeni më lehtë me streset e jetës
  • Të jeni fizikisht të shëndetshëm
  • Të krijoni marrëdhënie të shëndetshme
  • Të jepni një kontribut të rëndësishëm për komunitetin ku jetoni
  • Të punoni në mënyrë produktive
  • Të shfrytëzoni plotësisht potencialin tuaj

Shëndeti juaj mendor është gjithashtu i rëndësishëm sepse mund të ndikojë në shëndetin tuaj fizik. Për shembull, çrregullimet mendore mund të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit fizik, si goditja në tru, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Çfarë mund të ndikojë në shëndetin tim mendor?

Ka shumë faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në shëndetin mendor, duke përfshirë:

  • Faktorët biologjikë, për shembull faktorët gjenetikë
  • Përvojat e jetës, të tilla si trauma ose abuzimi
  • Historia familjare me probleme të shëndetit mendor
  • Stili juaj i jetesës, si ushqimi, aktiviteti fizik dhe përdorimi i substancave të caktuara (alkooli ose droga).

Me aplikimin e disa stileve të reja të jetesës si: meditimi dhe përdorimi i teknikave të relaksimit, aktivitetet sportive, etj. mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së funksionit mendor.

A mund të ndryshojë shëndeti im mendor me kalimin e kohës?

Jeta është një proces dinamik, ne përballemi me një sërë sfidash jetësore që mund të ndikojnë në ndryshimin e shëndetit mendor. Për shembull, përballja me një situatë të vështirë, – përballja dhe lufta me një sëmundje kronike, kujdesi për një të afërm të sëmurë ose problemet financiare. Situata mund t’ju lodhë dhe mund t’ju mposht aftësinë për të përballuar situata të reja. Kjo mund të përkeqësojë shëndetin tuaj mendor. Nga ana tjetër, biseda/konsultimi mjekun specialist për këto tema ose marrja e terapisë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes tuaj.

Cilat janë shenjat e problemeve të shëndetit mendor?

Kur bëhet fjalë për emocionet tuaja, mund të jetë e vështirë të dini se çfarë është normale dhe çfarë jo. Por problemet e shëndetit mendor kanë shenja paralajmëruese, të tilla si:

  • Ndryshime në zakonet e të ngrënit ose të gjumit
  • Izolimi nga njerëzit dhe aktivitetet që ju pëlqenin më parë
  • Zvogëlimi ose mungesa e energjisë në jetë
  • Ndjenjë zbrazëtie ose sikur asgjë nuk ka rëndësi
  • Dhimbje dhe shqetësime të pashpjegueshme
  • Ndjenjë pafuqie ose humbje të shpresës
  • Pirja e duhanit ose përdorimi i drogës/ilaçeve më shumë se zakonisht
  • Ndjenjë e pazakontë konfuzioni, harrese, zemërimi, shqetësimi, dëshpërimi ose frike
  • Ndryshime serioze të humorit që shkaktojnë probleme në marrëdhëniet tuaja
  • Mendime dhe kujtime që nuk mund t’i largosh nga koka
  • Dëgjimi i zërave ose besimi në gjëra që nuk janë të vërteta
  • Mendimi për të lënduar veten ose të tjerët
  • Pamundësia për të kryer detyrat/nevojat e përditshme si për shembull kujdesi për fëmijët tuaj ose të shkuarit në punë ose shkollë.

Çfarë duhet të bëj nëse mendoj se kam problem me shëndetin mendor?

Nëse mendoni se mund të keni problem me shëndetin mendor, kërkoni ndihmë. Terapia me anë të bisedës dhe/ose ilaçe mund të trajtojë çrregullimet mendore. Nëse nuk dini nga të filloni, ekipi ynë i psikologëve dhe mjekëve specialistë psikiatër janë në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar të zgjidhni problemet tuaja.

Rezervoni konsultën tuaj në 00389 2 3091 484

Mr. Dr. Marija Kostadinovska
Specialiste psikiatre